Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dal në një konferencë të jashtëzakonshme duke uruar rezultatin e Listës Serbe, që sipas tij deri më tani ka arritur të fitojë 10 vende në Parlamentin e Kosovës.
Vuçiç tha se ky rezultat ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.
Presidenti ka shtuar më tej se në të gjitha vendet, Lista Serbe mori më shumë se 90 për qind të votave.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, gjë e cila, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodh, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.
Presidenti serb gjithashtu vlerësoi se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me të gjitha dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës”