Pak ditë më parë Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim i Grave, i njohur gjithashtu si UN Women, ka publikuar listën me 10 vendet të qeverive që kanë ekuilibrin me të lartë në botë, për sa i përket raportit gra-burra. Shqipëria mban vendin e 5 me listën prej 10 qeverive.
Kryeministri Rama shkroi sot se qeveria shqiptare është një shembull i barazisë gjinore dhe se Shqipëria qëndron krah vendeve prestigjioze si Suedia dhe Finlanda, ku kabinetet qeveritare kanë më shumë se 50% të ministrave gra dhe vajza.
“Traditë dhe progres, kjo është Shqipëria”, kështu e ka nisur kryeministri Edi Rama ditën e sotme, me anë të një video të shpërndarë në profilin e tij në Facebook. Video-ja flet për barazinë gjinore në vend duke u nisur që nga fakti që në qeveri janë më shumë se 50% gra ministre e zv.ministre. MIRËMËNGJES –dhe një javë të mbarë–, shkruan kryeministri.