Edi Rama bëri një postim në orët e vona në rrjetet sociale që ndoshta jo shumëkush e kuptoi se me kë e kishte, pasi kryeministri i drejtohej në mënyrë të papërcaktuar dikujt për një akuzë të bërë ndaj tij për sa i takon paraqitjes së shefit të qeverisë në daljen e sotme në konferencë për shtyp për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit.
“Kam nje lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës e të atyre që e duan këtë vend megjithë mend dhe këtë popull megjithë zemër!” – shkruante Rama jo me pak mllef.
Por duke parë me kujdes një status të mëparshëm në Facebook të ish-deputetit demokrat Arben Ristani, duket se Rama e ka patur pikëtrisht me këtë të fundit.
“Mjeshtri” i fjales, me nje frymemarje shume te renduar nga kokaina, tha: “Nuk kam bere tradheti te qellimshme” – ka qenë postimi i Ristanit.