Sistemi i vjetër i drejtësisë shqiptare duket se po dorëzohet para drejtësisë së re, që po vjen dhe shumë shpejt do të godasë me themel krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Kryeministri Rama shprehet se nuk do të tolerohet askush.
Rama shkruan:
“Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”
Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim–
Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd”