osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Braçe tregon prokurorin e akuzuar nga Rama për lidhje me krimin Arjan Ndoja

Braçe tregon prokurorin e akuzuar nga Rama për lidhje me krimin Arjan Ndoja

Zbulohet emri i prokurorit, të cilin kryeministri Edi Rama e akuzoi dy ditë më parë se kishte lidhje me grupe kriminale. Ditën e djeshme u mbajt seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj Liridon Pulës, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës i akuzuar për “shpërdorim detyre”, ndërsa i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

Por prania e Braçes në këtë seancë pasoi deklaratën e bërë nga kryeministri Rama, i cili gjatë seancës plenare të së enjtes, zbuloi se një prokuror punon për llogari të bandave kriminale dhe po shantazhon punonjësit e zyrave të shtetit. Rama paralajmëroi prokurorin në fjalë me vetingun, por nuk e përmendi emrin e tij. Megjithatë, ky rebus duke se është zgjidhur dje. Kështu, prania në seancën gjyqësore ndaj Liridon Pulës dhe më vonë deklarata e Erjon Braçes janë elementë bindës për të menduar se prokurori në fjalë është Arjan Ndoja. Ky i fundit është prokurori që po ndjek çështjen ndaj drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula. Ai akuzohet për legalizimin dhe më pas regjistrimin me dokumentacion të falsifikuar të një sipërfaqeje prej rreth 600 metrash/katrorë në zonën e plazhit.

Braçe shpërthen ndaj Ndojës

Por, kjo dosje, sipas zv/kryeministrit Erjon Braçe është përdorur si shantazh nga prokurori Arjan Ndoja ndaj Liridon Pulës dhe punonjësve të tjerë të ASHK-së së Durrësit për të siguruar në mënyrë të paligjshme përfitime të mëdha. Madje, përveç akuzave që hodhi në adresë të prokurorit Ndoja, zoti Braçe arrestimin e zyrtarit e cilësoi presion kriminal. “Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar, por për pallate monstruoze që duhet të legalizohen dhe të regjistrohen në këtë qytet. Është bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit”, deklaroi zëvendëskryeministri Erjon Braçe. Kujtojmë që, Liridon Pula u arrestua me nismën e Prokurorisë dhe këtë fakt e theksoi edhe zv/kryeministri Braçe për të mbështetur idenë e tij se gjithçka ishte një presion ndaj zyrtarit të shtetit. Braçe vuri në dukje faktin se në lidhje me legalizimin dhe regjistrimin e pronës për të cilën akuzohet Liridon Pula nuk ka ngritur padi asnjë palë tjetër, veç prokurorisë.

Ja kush është prokurori Ndoja

Prokurori Arjan Ndoja u vendos në qendër të vëmendjes korrikun e vitit të kaluar, pas dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia. Ky i fundit u godit me grushte në mes të ditës pranë Gjykatës së Durrësit nga dy persona. Avokati Ilia akuzoi drejtpërdrejtë prokurorin Ndoja, duke cituar një zënkë që kishin patur bashkë gjatë një seancë gjyqësore në Gjykatën e Durrësit. “Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së Durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë: Ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore?! Ke bërë të fortin?! I thash kush je ti dhe ai më ofendoi. Unë i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi”, deklaronte avokati. Policia identifikoi njërin prej tyre si shtetasi Edmond Voga. Voga njihej si shofer dhe mik i prokurorit Ndoja. Pas këtyre akuzave, ndaj prokurorit nisi një hetim nga prokuroria e Tiranës ndaj prokurorit Ndoja. Prokurori ja hodhi paq pasi hetimi “nuk provoi dot lidhjen e prokurorit Ndoj” me rastin e dhunimit të avokatit. Vetë prokurori Ndoja pranoi përplasjet në seancë me Ilia Ilian, por mohoi se ka gisht në goditjen e tij. Por, edhe vetë babai i Mond Vogës, siç njihet shkurtimisht në Durrës për miqësinë e tij me prokurorin Ndoja fajësoi këtë të fundit se qëndron pas dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia dhe jo vetëm kaq, por e akuzon prokurorin edhe se i ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe përmes korrupsionit pronat familjare. /Rigels Seliman