Kryeministri Edi Rama tha se gjithkush që ka abuzuar me pushtetin do të japë llogari.I ftuar në “Real Story” në , kryeministri u shpreh se reforma në drejtësi do të japë frytet e saj.
“Futa brenda Ilir Metën, fute brenda Sali Berishën. Nuk janë gjëra që ndodhin me shkop magjik. Procesi i reformës dhe i shtetbërjes nuk është diçka se ndodh se tha Edi Rama. Në një moment ka ngecje, por po pastrohet llumi. Nuk kanë për të shpëtuar. Jo se do u qepem nga mbrapa. Llogaritë do lahen këtu. Llogaritë e këtyre pisave do lahen këtu. Kush ka fatin të jetojë 10 vitet e ardhshme do ta shohë”, tha Rama.