Një nënë sjell në një studio televizive vajzën e saj, jo vetëm për t’i treguar të vërtetën, por për t’i gjetur rrënjët biologjike. Një histori ndryshe nga të tjerat, trajtohet sot në studion e “Pa Gjurmë”.
Ida Katija me banim në Greqi, nuk mundi dot të bëhej nënë dhe së bashku me bashkëshortin e saj, Petritin, vendosën që në vitin 1997 të birësonin një fëmije. Cifti jetonte në qytetin e Vlorës dhe i drejtohen Shtëpisë së Fëmijës në qytetin bregdetar.
Pas procedurave, më në fund, më 25 tetor të vitit 1997 Ida birësoi një vajzë, e cila ishte 1 vjeç në atë kohë dhe quhej Paola. Ata u bënë prindër dhe e rritën me dashuri vajzën e tyre të vetme, as emrin nuk ia ndryshuan, Paola u quajt që në momentin që e morën në krahë. Një emër që dyshohet se vajzës iu vendos nga nëna biologjike.
LEXO EDHE:
Agjencia ‘fantazmë’ i siguroi udhëtimin kundrejt 13 mijë euro, zhduket nga Indonezia 32-vjeçari
Vitet kaluan dhe momenti që Ida nuk e dëshironte erdhi. Vajza mëson të vërtetën nga fqinjët e saj dhe i kërkon nënës të mësonte emrat e prindërve birësues. Në një moshë madhore, prindërit vendosin të flasin hapur me vajzën e tyre. Ata në bazë të vendimit të Gjykatës së Vlorës kishin mësuar se vajza e tyre kishte ardhur në jetë më 24 janar të vitit 1996 në Tiranë.
“Kur më thoshte kjo se i thonin shoqet për këtë pjesë…kjo 4 orë jashta unë 4 orë pas saj. Ka qenë një ditë në Greqi. Paola ka qenë 17 vjeç kur i kam thënë” ka thënë nëna birësuese e Paolas.
“E kam patur të vështirë ta besoj. Është një moment ku ke dy balona në një familjen dhe në një tjetër familjen tjetër dhe po të çahen, mendon… Kush jam unë? Nga vij?” ka thënë Paola.
“Në konflikte i thoja, ti nuk je nëna ime. Por pra në këtë momente thoja unë i kam prindërit dhe nuk do ti lë kurrë. Do të bëj që të jenë mbretërit e mi. Nuk kam enë një fëmijë i thjeshtë, më kanë rritur me shumë durim.” ka thënë më pas Paola.
“Kur ika të shtëpia e fëmijës në Vlorë. Më treguan Paolan. Ajo rrinte veç në një cep. Më pas kur e lash, ajo kthente kokën pas dhe qante për mua. Më pas shkojmë të dy më gjithë burrin dhe i tregoj Paolan. 4 herë kam ikur. Herën e fundit e gjeta me temperaturë dhe qava gjithë natës. Kur më tha mami për herë të parë, ishte…” ka thënë nëna e Paolas.
Më pas, Paola ishte transferuar në jetimoren e qytetit të Vlorës. Në dokumentat e vajzës ishin regjistruar dy emra të prindërve, Piro dhe Eva Noka me origjinë nga Tirana. Këto të dhëna nuk e ndihmuan familjen Katija të arrinin në gjurmët e prindërve biologjikë të vajzës. Sot, kanë vendosur ta bëjnë publike historinë e tyre dhe Ida ka mbërritur nga Greqia, ndërsa Paola nga Italia me qëllimin e vetëm…të mësojnë të vërtetën… Kush janë prindërit biologjik të 23-vjeçares Paola Katija.