Në debatin e sotëm në Kuvend, ajo që ra në sy ishin një palë syze blu që Kryeministri Edi Rama kishte sipër tavolinës. Në një moment, Rama shihet teksa ngrihet në këmbë me syzet në duar, dhe duke buzëqeshur shikon nga deputetët e PS. Të gjithë u bënë kuriozë për këtë reagim të Ramës, por ka qenë deputeti i PS-së, Fate Velaj i cili ka zbuluar sesi syzet kishin përfunduar në tavolinën e kryeministrit në Kuvend.
Velaj shkruan se syzet ia ka sjellë ai nga Vjena kryeministrit, si simbol i fushatës së Sebastian Kurz, i cili fitoi zgjedhjet pak ditë më parë.
“Syzat që gjeti Rama sot në tavolinë, janë syzet e Sebastian Kurz, kancelarit të Austrisë që fitoi zgjedhjet të dielën.
Këto syze ishin simbol i fushatës së tij. Ja solla unë nga Vienna dhe ai, u çua në kembë si falenderim dhe respekt për Kurz”, shkruan Velaj.