osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Autorin e vrasjes e “tradhtojnë” mesazhet në celular, faktohet ekzekutimi i biznesmenit

Autorin e vrasjes e “tradhtojnë” mesazhet në celular, faktohet ekzekutimi i biznesmenit

Disa SMS të gjetura në telefonin e sekuestruar të Mahmut Gegës, faktojnë se 24-vjeçari është autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit, Elsi Kosiqi, ngjarje e ndodhur më 20 mars, rreth orës 01:30.

Përveç SMS-ve të shkëmbyera me të afërm të tij në përpjeke për të gënjyer për vendndodhjen në momentin e vrasjes, Prokuroria ka siguruar dhe disa prova të tjera që implikojnë të riun në krim.

Një plumb në murin e banesës së familjes Kosiqi, njollat e gjakut, bloza në duar dhe rrobat e të dyshuarit, thirrjet telefonike si dhe lëvizjet e Kosiqit dhe Gegës janë provuar nga hetuesit për zbardhjen e vrasjes.

Pikërisht këto e të tjera prova janë prezantuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër para Gjykatës Peshkopi. Gjykata pranoi se arrestimi në flagrancë i shtetasit Mahmut Gega është bërë konform ligjit.

Jo vetëm provat e lartpërmendura kanë bindur Gjykatën të vendosë masën e sigurimit “arrest me burg për 30 ditë” për Gegën, por rrethanë rënduese është vlerësuar fakti se 24- vjeçari rezulton i dënuar më parë dhe ekziston mundësia që ai t’i shmanget hetimit.

Autori, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqë- sore Dibër, është shprehur se natën e ekzekutimit të Elsi Kosiqit ndodhej te motra e kushërirës së tij në qytetin e Bulqizës, ndërkohë para Gjykatës deklaroi se do të flasë në një moment tjetër.

Gega ka mohuar të jetë autori i vrasjes së 32-vjeçarit, duke pohuar se para 4 apo 5 vitesh kanë pasur një konflikt banal, por më vonë janë pajtuar me njëri-tjetrin.

Autori i dyshuar i kërkoi Prokurorisë të sekuestrojë kamerat e sigurisë pranë pallatit ku banon motra e kushërirës, duke pretenduar se ato faktojnë hyrje-daljet e tij nga ky objekt. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria janë në pritje të ekspertimit të faktorëve plotësues, vlerësimin e predhës së gjetur në murin e banesës, kryerjen e aktit të ekspertimit kompjuterik etj… Organi i Akuzës ka bindur Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër se, Mahmut Gega dyshohet për kryerjen e veprave penale të “vrasja me paramendim” dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Prokuroria ka në dosjen e ngjarjes këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, këqyrjen e automjetit, këqyrjen e telefonave, këqyrjen, marrjen dhe sekuestrimin e provave materiale, këqyrjen e personave dhe marrjen e faktorëve plotësues, u është kërkuar kompanive celulare të dhëna për identifikimin e numrave të telefonit të përdorur për periudhën 01.01.2018 – 21.03. 2018, fluksin e SMS-ve dhe të thirrjeve hyrëse e dalëse të tyre, identifikimin e IMEIT të aparateve telefonike të përdorur për periudhën kohore 01.02.2018 e në vazhdim. Të dhënat për vendndodhjen, emrin e qelizës telefonike, gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike si dhe rrezen e qelizës për numrat përkatës për të vërtetuar autorësinë e krimit.

“Vëllai mbrëmë ka qenë të tezja”, SMS që “groposin” 24-vjeçarin

Policia e Dibrës ka sekuestruar njërin nga telefonat e të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Elsi Kosiqi dhe ka siguruar disa SMS që implikojnë Mahmut Gegën. Disa herë ky i fundit i shkruan një të afërmi, se kur ta pyesin, duhet të thotë se “vëllai mbrëmë ka qenë të tezja”. Madje, këmbëngul fort duke i kërkuar të mos flasë shumë. Gjini, siç identifikohet personi që shkëmbente SMS me Gegën, i shkruan se “a thua i ke treguar dikujt, a thua ke fol, se unë i kam thënë këtij shefit dhe do të pyesin”.

Mesazhet mes personit nën hetim dhe të afërmit të tij janë shkëmbyer në orët e para të mëngjesit, nga ora 05:59-06:34, momente këto kur Policia ishte vënë në kërkim të Mahmut Gegës. Autori i dyshuar ka ndryshuar disa herë deklarimet e tij. Fillimisht, ka sqaruar se ndodhej natën e krimit te tezja, pastaj te motra e kushërirës. Por Policia nuk e gjeti në asnjërën prej banesave kur të afërmit pohuan se kishte kaluar natën.