Lulzim Basha vazhdon ende të “vjelë” para nga Rruga e Kombit! Edhe pse mbi të rëndojnë akuza për “zhdukjen” e 230 milion dollarëve, ai vazhdon i pashqetësuar të nxjerr para nga një rrugë e ndërtuar totalisht jashtë standardit dhe që po degradon dita ditës, megjithëse janë investuar 1.1 miliard dollarë… ajo s’ka përfunduar ende.
Për të mos i’u kthyer debatit për “Megavjedhjen e Kombit”, Basha ka gjetur një mënyrë krejt të re për ti nxjerr përfitime rrugës… që i’a di të gjitha hilet! Në mënyrë krejt të turpshme, arkitekti i vjedhjes së kombit, mësohet se i ka marrë biznesmenit Shefqet Kastrati, një shumë të konsiderueshme parashë në vlerën 250 mijë euro, për të mos qenë pjesëmarrës në protestën e djeshme në Kalimash.
Deputeti Flamur Noka, në seancën parlamentare të së enjtes, deklaroi se: “Protesta po organizohet nga individë të partisë socialiste!”
Bazuar në deklaratën e Nokës, thirrja e tij ishte një mesazh i qartë për të gjithë militantët e kësaj partie, për të mos marrë pjesë në protestë dhe për t’i thënë biznesmenit se organizatorët nuk jemi ne.
Një ditë përpara protestës, Basha ka kontaktuar me kryebashkiakun e Kukësit, Bashkim Shehun, duke i kërkuar atij të tërhiqet nga pjesëmarrja e militantëve të PD në këtë protestë.
Pas protestës, Shehu në një deklaratë për shtyp tha se: Bashkia distancohet nga protesta dhe aktet e dhunës! Një deklaratë tjetër nga PD e Kukësit, që justifikon mospjesmarrjen në protestë.
Flamur Noka është mik i ngushtë i biznesmenit Shefqet Kastrati, një nga fituesit e tenderit për taksën e “Rrugës së Kombit”. Ndërsa biznesmeni Kastrati, është mik i ngushtë edhe i Agron Kuliçit dhe financuesi kryesor i PD në zgjedhje.
Në të gjitha deklaratat për taksën e rrugës, në asnjë pjesë Basha nuk përmend emrin e koncesionarit, as abuzimet që janë bërë me kontratën, por vetëm se një taksë e tillë rëndon prej përgjegjësisë së shtetit.
Por Basha sikurse e ka zakon, luajti një lojë të turpshme! Ai bashkë me disa njerëz të ngushtë të deputetit Noka, organizuan protestën, por ndryshe nga herët e kaluara, as Muli as Basha nuk e mendonin, se protesta do të përshkallzohej në përdorimin e dhunës, duke shkatërruar gjithçka gjendej tek sportelet e koncesionarit.
Basha duhet t’i kthej lekët mbrapsht shqiptarëve për megavjedhjen e Kombit, dhe biznesmenit Kastrati për megamashtrimin e radhës./Tellalli