osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Flet i prekur ish-polici që policia ja mori motorin e dhuruar nga Tahiri

Flet i prekur ish-polici që policia ja mori motorin e dhuruar nga Tahiri

U përcoll si hero sepse i kishte shërbyer për 43 vite ligjit dhe për këtë arsye eprorët e tij i bënë një surprizë që ta mbante mjetin me të cilin ai ishte përpjekur ndershmërisht që çdo ditë të jetës së tij të vinte rregull në trafikun e rrugëve të Tiranës.

Por shihni si trajtohet ky hero i policisë dhe zbatimit të ligjit nga komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës. Vetë atij i tregohet ligji një me një, a thua se e ka shkelur ai dhe i kërkohet që dhurata t’i kthehet mbrapsht me urgjencë komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.

Para dy javësh, Xhemil Haluli u njoh me këtë shkresë të Policisë Rrugore të Tiranës, ku me një tekst kërcënues i kërkohet të paraqitet brenda 5 ditësh në komisariat për të dorëzuar motorin, në të kundërt i thuhet se do të jetë ai që do ta paguajë motorin në vlerën e 1.7 milionë Lekëve.

Ja se çfarë thotë shkresa: “Të merren masa të menjëhershme për të marrë në hyrje motomjetin tip Guz 750 me targa policia 675 me vlerë 1 milionë e 739 mijë lekë nga ish-punonjësi i policisë Xhamal Haluli, i cili është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Në zbatim të rekomandimeve të mësipërme duhet të paraqiteni pranë komisariatit rajonal të policisë rrugore brenda 5 diteve për dorëzimin e motomjetit të mësipërm, në të kundërt do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës së mësipërme”.

Xhemalit i ka krijuar një ndjesi të keqe mënyra sesi u trajtua nga kolegët e Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, aq më tepër që kjo sjellje u tregua karshi një njeriu që u përcoll me nderime dhe me kamera pas daljes në pension.

Vetëm pasi kjo shkresë e firmosur nga shefi i qarkullimit të Tiranës u bë publike në media, Policia Rrugore u zmbraps duke nisur procedurat per rikthimin e motorçikletës.

Kjo është motroçikleta tip Guzz 750 që Xhemali e kishte pjesë të pandarë të punës së tij. Qëndron pa targa në oborrin e shtëpisë së vajzës së tij në Laprakë dhe për të ky mjet ka një tjetër vlerë nga ajo që Policia Rrugore i kujton në shkresën me nota kërcënuese.