Muaji Tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit dhe në kuadër të fushatave sensibilizuese, këngëtarja e njohur Eliza Hoxha, ka bërë një veprim të guximshëm nëpërmjet së cilit ka përcjellë dhe një mesazh shumë domethënës. Ajo i ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me foton e postuar së fundmi në profilin e Instagram-it.
Eliza ka qethur flokët zero për të përcjellë mesazhin e fortë se nuk duhet të ekzistojë diçka e tillë si dorëzimi kur vjen puna për kancerin e gjirit. “Për gjithë ato gra e vajza që nuk dorëzohen”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos së postuar.
Veprimi i Elizës është vlerësuar shumë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë hezituar ta komplimentojnë dhe ta urojnë. Kujtojmë që ajo është parë shpeshherë e angazhuar me fushatat e ndërgjegjësimit.