osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Holanda e Franca kundër?! Agjencia e njohur: BE ka ndryshuar dokumentin, më 15 tetor Shqipërisë i thuhet “Po”

Holanda e Franca kundër?! Agjencia e njohur: BE ka ndryshuar dokumentin, më 15 tetor Shqipërisë i thuhet “Po”

Agjencia e njohur Bloomberg shkruan se në Samitin e tetorit të BE-së, do të hapen negociatat për Shqipërinë.

Sipas draftit të siguruar nga agjensia e lajmeve “Bloomberg” Bashkimi Europian do të njoftojë hapjen e bisedimet të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë takimit të ministrave të punëve të BE në Luksemburg në 15 tetor.

“Bashkimi Europian ndoshta do të rekomandojë nisjen e negociatave zyrtare të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin tjetër, duke vënë një bast se perspektiva e pranimit në klub do të ndihmojë në ankorimin e mëtejshëm të Ballkanit të trazuar në Perëndim”, shkruan Bloomberg.

“Një draft i mëparshëm, i parë gjithashtu nga Bloomberg, nuk e përfshinte rekomandimin për të nisur bisedimet”, shkruan agjencia, e cila paralajmëron kështu, se edhe vendet skeptike si Franca, Holanda e Danimarka, duket se do të votojnë pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një vendim për të nisur negociatat dështoi në qershor, pasi vende si Franca, Holanda, Gjermania dhe Danimarka bënë rezistencë.

Qeveritë perëndimore të BE janë të acaruara nga dështimi i disa vendeve lindore, që iu bashkuan bllokut në vitin 2004, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Kështu ata janë të kujdesshëm për të pranuar anëtrët e rinj në klubin më të madh tregtar në botë, ku njerëzit, mallrat dhe shërbimet lëvizin lirshëm”, shkruan Bloomberg.

“Vende si Polonia, Hungaria dhe Rumania, ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve strukturore të BE-së dhe ndihmën bujqësore, nuk janë në të njëjtën vijë politike me Komisionin Evropian mbi standardet e tyre demokratike dhe deri më tani ekzekutivi i bllokut nuk ka arritur t’i detyrojë të ndërmarrin reforma. Në komunikatën e saj në qershor për zgjerimin, BE tha se pranimi i anëtarëve të rinj duhet të marrë parasysh edhe aftësinë e bllokut për t’i integruar këto vende”, thekson agjencia amerikane e lajmeve.

Por, nga qershori gjërat duket se kanë ndryshuar.

Vendimtare për këtë ka qenë Gjermania dhe personalisht kancelarja Angela Merkel, e cila loboi fort jo vetëm në Berlin, por edhe tek vendet e tjera, që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat.

Tashmë pritet vendimi zyrtar i BE-së, por gjasat më të mëdha janë për hapjen e negociatave, pavarësisht rezistencës së Holandës, e cila sërish përsëriti me anë të ministrit të saj të Jashtëm, se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

“Në dritën e përparimit dhe reformave te arritura, ministrat e BE do të bien dakord për të hapur negociatat e pranimit me të dyja vendet”, thuhet në draftin që po qarkullon mes vendeve anëtare që nga e premtja, sipas të cilit, vendet anëtare pritet të nisin bisedimet e pranimit me qeveritë në Tiranë dhe Shkup.