Kryeministri Edi Rama pas deklaratës për mediat, ka reaguar sërish, por këtë herë me një postim në Facebook.
Nëpërmjet postimit të tij, Rama ka sqaruar se frymëmarrja jo shumë e mirë gjatë leximit të deklaratës, ka qenë për arsyen se ai ka gjak shqiptari.
Më tej, Rama shkruan se është plotësisht i përkushtuar në detyrën e tij.
Postimi i plotë
“Kam nje lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari, jo llum kazani në vena.
Zemrën e kam në vend jo në zorrë.
Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër!”