Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim dhe ka realizuar një foto miqësore me dy “armiqtë” e betuar të Metës dhe Berishës, Philip Reeker dhe Matheë Palmer. Rama i ka cilësuar si miq të kahershëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe mbështetës të reformave në vendin tonë, si dhe njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike.
“Me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matheë Palmer; dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian🇦🇱👐🏿🇺🇸”, shkruan Rama në rrjetin social.