“Ne mund të bëjmë tonelata me lek po të fitonim nga klientët tanë, nëse klientët tanë do të ishin produktet tona… por kemi zgjedhur të mos e bëjmë. Nuk e kemi ndërmend të trafikojmë te dhena nga jeta juaj personale. Për ne privatesia është një e drejtë njerëzore, një liri civile.” u shpreh zeri i fuqishem i kompanise Apple.
Apple kundër facebook për skandalin e Cambridge Analytica , kompania e analizave dhe marketingu që ka shkelur profilet e 50 milion përdoruesve të rrjeteve sociale duke e përdorur për qëllime elektorale. Ai që mori vendimin e dënimit është administratori i Apple, Tim Cook, në një intervistë në Recodedhe në Msnbc që do të transmetohet me 6 prillin e ardhshëm.
Për Cook duhet një shtrëngim në rrjetet shoqërore edhe pse pak me vonesë. Ka vite që Cook akuzon mbledhjen e të dhënave nga ana e Facebook dhe Google, duke shënuar ndryshimin me modelin e business të Apple.
“Unë në këtë situatë nuk do të isha futur kurrë” thotë Cook, i pyetur se çfarë do të bënte po të ishte në të njëjtin pozicion si themeluesi i mediave sociale, Mark Zuckerberg.