Shqipëria ka aktivizuar mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, në kuadër të së cilit 5 vende europiane janë të gatshme që të japin ndihma pas situatës së tërmetit të 21 shtatorit. Një lajm i tillë është komentuar edhe nga ambasadori i Bashkimi Europian në vendin tonë Luigi Soreca, i cili ka vlerësuar Austrinë, Kroacinë, Hungarinë, Slloveninë dhe Norvegjinë për gadishmërinë.
“BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë, në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja e BE tashmë po shkon në Shqipëri. Disa prej shteteve anëtare në BE po i bashkohen kësaj nisme për ndihma”, shkruan ndër të tjera Soreca.
Nëpërmjet Mbrojtjes Civile të BE, vendeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore, u ofrohet ndihmë me artikuj të ndihmës së shpejtë, çadra, gjeneratorë, pompa uji. Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides tha se BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë, teksa theksoi se këto ditë do të vijnë ndihmat e para.