osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria, ish-Koreja e Veriut në Europë: Natyrë e bukur, njerëz mikpritës dhe një vend i plagosur

Shqipëria, ish-Koreja e Veriut në Europë: Natyrë e bukur, njerëz mikpritës dhe një vend i plagosur

Çfarë panë në Shqipëri një grup shkencëtarësh gjermanë që merren me trajtimin e së kaluarës komuniste të Gjermanisë Lindore? Shqipëria është një vend me natyrë të mrekullueshme. Shqipëria është një vend me njerëz mikpritës. Ky vend i ka 2,87 milionë banorë. Mes viteve 1944 dhe 1990 Shqipëria ishte Koreja e Veriut e Evropës. Ose: Gullagu i Mesdheut. Ose: një kamp përqendrimi.

Gjatë këtij viti në Shqipëri kanë qëndruar disa shkencëtarë gjermanë, të cilët janë të angazhuar në Fondacionin për Trajtimin e Diktaturës Komuniste të Gjermanisë Lindore. Qëllimi i vizitës ishte që me palën shqiptare të nxitej bashkëpunimi rreth temës së vështirë të ballafaqimit me të kaluarën.

Përshtypjet që i ka fituar delegacioni gjatë vizitës dhe takimeve në Shqipëri i ka përmbledhur në një tekst mbresëlënës historianja Anke Geier.

Bilanci i saj është i frikshëm. Në Shqipëri sapo ka filluar ballafaqimi me të kaluarën, por kampet e dikurshme si Spaçi në veri dhe Tepelena në jug të Shqipërisë po shkatërrohen dhe, sipas Geier-it, nganjëherë fitohej përshtypja se shkatërrimi është pjesë e një agjende politike.

Vërtet duhet pyetur: si është e mundur që gati tri dekada pas rënies së komunizmit asnjë qeveri e Tiranës nuk ka qenë në gjendje të ndajë mjete për të mbrojtur dhe konservuar kampet e shfarosjes të regjimit të Enver Hoxhës. Qeveritë e Sali Berishës nuk kanë bërë pothuaj asgjë, ndërsa Qeveria socialiste e Edi Ramës është përpjekur që përmes projekteve të quajtura “Bunkart1”, “Bunkart2” apo “Shtëpia e Gjetheve” ta prezantojë regjimin komunist si një karnaval të çmendurish – dhe jo si një regjim gjakatar, përfaqësuesit e të cilit duhet të dënohen dhe jo të gëzojnë ditët e pleqërisë duke u tallur me kaosin demokratik dhe duke lavdëruar sigurinë dhe rendin kur ishte “ai” gjallë – “ai”: kasapi Enver Hoxha.

Është e pabesueshme dhe e pafalshme që në Shqipëri edhe sot flitet pak ose aspak për 6026 njerëz të ekzekutuar nga regjimi komunist. 34,135 shqiptarë u burgosën për arsye politike. 50 mijë familje u dërguan në kampe internimi. Supozohet se mbi 7 mijë shqiptarë vdiqën në kampe internimi dhe të punës për shkak të kushteve të këqija. Rreth 1000 vdiqën në burgje. Rreth 60 mijë u detyruan të shpërnguleshin nga zonat kufitare. Nga viti 1959 Kodi Penal parashihte që edhe fëmijët nga mosha 12-vjeçare të nxirreshin para gjyqit. Madje edhe në vitin 1988 familjet terrorizoheshin dhe u ndalohej që fëmijët t’i pagëzonin me emra myslimanë apo të krishterë. Më 1968 u shpërbë Ministria e Drejtësisë, njerëzit nxirreshin para gjyqit ushtarak apo para të ashtuquajturave gjykata popullore.

Historianja Anke Geier shkruan se në Shkodër dhe rrethinë regjimi komunist hapi mbi 20 burgje, ku mbaheshin, torturoheshin e terrorizoheshin mijëra njerëz. Pjesën më të madhe të të burgosurve e përbënin dinjitarët e Kishës Katolike.

Historiani tjetër gjerman Christoph Dieckmann tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ajo ishte 22-vjeçare – vdiq për shkak se refuzoi të shtrihej në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Ajo sot është martire e kishës, martirë janë edhe 36 priftërinj dhe një imam.

Vetëm në Shkodër regjimi burgosi 2890 njerëz, 601 i vrau, 136 vdiqën nga torturat. Më 1949 pothuaj gjysma e klerit katolik u ekzekutua. Pasi Shqipëria u shpall shteti i parë ateist në botë më 1967, objektet e kultit u shndërruan në salla të sportit ose u shkatërruan, ndërsa njerëzit që mbanin në shtëpi një Bibël apo libër tjetër fetar dënoheshin egërsisht. Një marrëzi e radhës ishte hapja e “Muzeut të Ateizmit” në Shkodër, në qendrën e katolicizmit shqiptar.

Historianja Anke Geier shkruan në raportin e saj se shkencëtarët gjermanë kanë takuar disa të mbijetuar të ferrit komunist. Mes tyre edhe Fabian Katin, i cili ishte dënuar për shkak se kishte dëgjuar e përthyer në shqip këngët e Bob Dylanit. Kur vdiq Enver Hoxha, më 1985, Fabian Kati gjendej në Burgun e Spaçit. Gjatë sundimit komunist një e treta e shqiptarëve u ndoqën për arsye politike.

Mbi 10 mijë punëtorë të Sigurimit “kujdeseshin” për përgjimin, përcjelljen, spiunimin, denoncimin dhe keqtrajtimin e shqiptarëve. Kur u rrëzua regjimi komunist, Sigurimi u kujdes për të fshehur, djegur, asgjësuar dosjet. Kanë mbetur me gjasë edhe 212,145 dosje dhe 250 mijë dokumente tonike të degëve të Sigurimit.

Kush interesohet për këto dosje? Pakkush. Komunizmin e përgjakshëm e ka zëvendësuar kapitalizmi i egër, njerëzit vrapojnë pas fitimit e luksit, pas bukës së përditshme, jo pak prej tyre janë dëshpëruar dhe shndërruar në oportunistë – më e rëndësishme është mbijetesa se kërkesa për dënimin e kriminelëve. /Nga Enver Robelli