Nëse kjo letër e gjatë 3 faqe me shkrim të ngjeshur, do të niste me këtë mandatë: “Ramizenë e kanë pushkatuar, pas një gjyqi për lidhjen dashurore me Zaho Kokën”, mund të thuhej se është një letër normale. Të paktën e respekton dhimbjen që do i shkaktojë atij që e merr letrën. Edhe pse lajmi është i kobshëm. Ramize Gjebrea ishte pushkatuar nga një togë partizanësh në Ramicë të Vlorës dhe disa ditë më vonë, Nako Spirut, i thuhet për herë të parë ky lajm përmes kësaj letre, më saktë në fund të kësaj letre.
Pasi Enver Hoxha i ka dhënë një dush kritikash Nako Spirut për pesimizmin e tij, se si duhet të motivoheshin e të kujdeseshin për të bërë propagandë të mirë, të mos e shfaqnin zhgënjimin nga dezertimet në masë në ushtri, të hapnin sytë e të luftonin grupazhet… pra vetëm pasi ka shkruar dy Faqe të tëra të ngjeshura plot kritika e udhëzime, madje edhe urdhëra për të vrarë armiqtë e partisë, në fund fare ai i shkruan Spirut se i kanë pushkatuar të fejuarën… Madje i thotë se “djallija s’ishte sjedh mire…”, se kishte sabotuar punët e Partisë për të qëndruar vetmë me Zaho Kokën.Kjo ëhstë letra, ku hapur nis një luftë e gjatë dhe e vendosur ndaj lidhjeve dashurore në radhët e partizanëve. Duke iu shfajësuar Nako Spirut se s’ka pasur dijeni për këtë dënim të ashpër, ai nuk harron ti japë direktivat atij se si duhej propaganmduar kjo temë delikate në vijim.
“Për këtë punë delikate të dashuris duhet të kenë shokët e Partis dhe të rinis kujdesin më të madh, pse këjo çështje mund të presij nga të dy anët. Po të kuptohet keq prej shoqeve o shokëve ç’ështja e dashuris së lirë ahere kalojmë fare lehtë në kurvëri dhe nga ana tjetër mund të kalojmë në jetën e murgërie dhe të murgeshave…”, shkruan Hoxha më tej, ndërsa e mbyll letrën me dy poshtëshënime, njëri prej tyre drejtuar të fejuarës së tij Nexhmije Xhuglinit, ku e porosit të distancohet nga familja kunatit të tij Bahri Omarit, i cili ishte shpallur armik i Partisë e më tej bën një listë kërkesazh për sende që i duheshin atij dhe Popoviçit (Aliu)./Express