Një prej çifteve më jetëgjata në Hollywood, Michael Douglas 74 vjeç dhe Catherine Zeta-Jones 49 vjeç, të martuar në vitin 2000, janë më të dashuruar se kurrë. “Ime shoqe më ngjall ende fluturat në stomak”, deklaroi aktori për revistën ‘Us Weekly’, i cili të dielën mbrëma kaloi në tapetin e kuq të çmimeve ‘Emmy’ në Los Angeles, ku u nominua si aktori më i mirë.
Edhe Catherine, shprehu dashurinë për Michael nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkroi, “Urime për tim shoq, për nominimin e sotëm. Të dua shumë”.
Michael dhe Catherine u njohën në vitin 1998 në Deauville Film Festival të Francës dhe qysh nga ai moment nuk janë ndarë më.
Ata kanë dy fëmijë, djalin Dylan 19 vjeç dhe vajzën Carys, 16 vjeçe.
Douglas ka edhe një vajzë me emrin Cameron, 40 vjeçe, si fryt i martesës me ish-gruan Diandra Luker.