Dean Wharmby ishte një baba i shkëlqyer dhe një bodybuilder profesionist nga Manchester. Të jesh një bodybuilder profesionist, kërkon shumë kohë, përpjekje dhe para për të mbushur trupin me muskuj të pastër. Investimi për t’u bërë i tillë shkon në ushqim dhe ushtrime. Dieta e tij ishte gati 10.000 kalori në ditë për të patur masën muskulore të kërkuar.
Dhe Dean e bënte shumë mirë këtë duke marrë vakte të balancuara si mish, peshk, vezë për të rritur nivelin e proteinave, por ndërkohë që ai punonte, pinte 2 pije energjike në çdo orë që ushtronte për të qenë më i fokusuar gjatë ushtrimeve të sforcuara. Pas kësaj… 5 vite më vonë, Dean u diagnostikua me kancer dhe ju rekomandua kimioterapia.
Ai e refuzoi këtë dhe vendosi ta trajtonte në mënyrë natyrale sëmundjen, duke ndryshuar zakonet e këqija të të ushqyerit (mos u habisni se ka edhe trajnerë fitnesi që thonë që duhet të hani sa më pak yndyrë, ndërkohë që vetëm truri është 66% yndyrë).
Tumori filloi të “shtrydhej” dhe zhdukej. Gjithsesi Dean ju rikthye përsëri zakoneve të tij të vjetra, pijeve energjike, duke dëmtuar mëlçinë më shumë. Humbi shumë në peshë dhe gjithcka ishte vonë për 39 vjeçarin. Gjatë luftës me jetën e tij, ai gjeti se çfarë e dëmtoi shëndetin e tij: pijet energjike!
Sipas doktorëve, pijet më të popullarizuara në botë, shkatërruan mëlçinë dhe promovuan rritjen e qelizave kancerogjene në trupin e Dean. Pas një beteje të gjatë, Dean Wharmby humbi betejën me kancerin në vitin 2015.