Ndonëse në Bashkinë e Kukësit është marrë një leje për dy orë, axhenda ka ndryshuar. Protestuesit flasin se nuk do të ndalen me kaq, por do të vijojnë rezistencën, për të mos pranuar taksën e rrugës së Kombit, të cilën e konsiderojnë vjedhje
“Deri në vdekje do qëndrojmë këtu”, shprehen mes zhurmës protestuesit.
“Kjo taksë është paguar qysh në kohën e taksës Majko,. Kjo është vjedhje. Gjithë populli të vijë këtu”,- thotë një protestues.
Ndërsa situata vazhdon të jetë kaotike, raportohet edhe për persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila do t’ju vijë në ndihmë të plagosurve.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës që degjeneroi në dhunë në “Rrugën e Kombit” kundër taksës së vendosur. Rama e quan dhunë barbare mbi pronën e përbashkët dhe paralajmëron se dhunuesit do marrin përgjigjen e duhur.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit ndaj kujtdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”, deklaron Rama.