osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Incidenti/ Gazetari denoncon skandalin me policinë e Elbasanit dhe prokurorët e korruptuar

Incidenti/ Gazetari denoncon skandalin me policinë e Elbasanit dhe prokurorët e korruptuar

Mbasditen e 13 marsit, në qendër të qytetit të Elbasanit përjetova këtë episod: Dy persona civilë më ndaluan dhe njëri prej tyre, pasi më tregoi nga celulari i tij foto dhe një video ku shfaqesha edhe unë, më kërkoi emrin e personit (të panjohur për mua) që ishte filmuar dhe fotografuar krah meje në sportelin e zyrës së Western Union-it përballë Librit Universitar në Tiranë. (Videoja shënonte vitin 2016/../… Ndërsa fotoja e monitorit të brendshëm të ambientit shënonte datën 2018/ 03/ 06). Pasi iu përgjigja sinqerisht pyetjeve të tij, më dërgoi në WhatsApp-in tim foton që përmenda më sipër dhe, para se të largohej, me ton kërcënues më tha: “Nxitohem për në Tiranë se kam edhe punë të tjera. Ke një javë kohë të mendohesh e të reflektosh!” Pastaj të dy hipën në një veturë dhe u larguan. Atëherë e mora në celular dhe i propozova të ndiqnim rrugën ligjore, përndryshe unë do ta publikoja në shtyp këtë rast. Personi që më vonë doli se ishte shtetasi Amarildo Canuku m’u përgjigj me kërcënimin: “…Provoje! Ne të zhdukim nga faqja e dheut!”. Megjithëse ngjarja m’u duk se ndodhi për motive banale, menjëherë shkova e bëra denoncim në Policinë e Elbasanit.

Meqenëse shkruaj e publikoj në gazeta opinionet e mia në mendjen time (por edhe sipas avokatëve të mi) nisën të përshtjellohen disa pista dyshimi, në mes të cilave mpleksen edhe përmbajtjet e disa prej shkrimeve të mia.

Por, përtej këtij episodi, që (në përfundim të hetimeve të rinisura pas kallëzimit tim të dytë që bëra më datë 26/03/2018) mund të rezultojë edhe për motive krejt banale, dua të ngre dy shqetësime:
Së pari: Pagatishmërinë e punonjësve të Policisë së Elbasanit për ta marrë në dorëzim kallëzimin tim të 13 marsit… Dëshira e tyre për të më përcjellë me “një “ndjesë” që do të merrja shumë shpejt prej të kallëzuerit tim më krijoi dyshimin se shantazhuesi im mund të ishte vërtetë punonjës i Policisë Kriminale.

Duke parë hezitimin e Policisë së Elbasanit për të nisur hetimin e çështjes, në mëngjesin e 15 marsit, shqetësimin tim ia shkruajta në një mesazh Ministrit të Punëve të Brendshme, zotit Fatmir Xhafa. Përgjigjja e Tij ishte e menjëhershme. Pa kaluar as edhe një orë nga mesazhi, erdhi në Elbasan Drejtori i Përgjithshëm i SHBAÇ, zoti Eduart Merkaj. Pas kësaj angazhimi në Policinë e Elbasanit ishte maksimal dhe 4 persona u ballafaquan përpara meje, përveç Sildian Mirakut të cilin e dyshoj si trurin e thurjes së episodit shantazhues dhe autorin e fotos së manipuluar me teknikën e fotoshopit. Ky person, Sildian Miraku (që ka studiuar në gjimnazin jopublik “Kryqi i Nderuar”, Sukth-Durrës, pastaj në Universitetin e Shkencave të Natyrës Tiranë në degën e informatikës dhe është aktivist i LSI-së) edhe në këto momente vazhdon të jetë shumë aktiv në facebook me fyerje dhe kërcënime të hapura e të koduara në adresën time për shkak të shkrimeve të mia të botuara në gazeta.
Së dyti: Shqetësimi im ka të bëjë me mbylljen e kësaj çështjeje në Prokurorinë e Elbasanit…
Në Polici më lajmëruan se kallëzimi im i kishte kaluar për shqyrtim prokurorit Xheljan Seferi. Por më pas, më 25/03/ 2018 u thërrita dhe u paraqita përpara prokurorit Milan Laska(?!) i cili që në fillim më këshilloi “miqësisht” që, “për të mos rrezikuar një vit burg për dëshmi të rreme, e mira e donte që të deklaroja se nuk mbaja mend në kisha qenë apo jo në Tiranë në datën 6 mars 2018”, gjë të cilën e refuzova kategorikisht. Pasi më lexoi gjysmë faqeje që kishte shkruar për gjithë çështjen, i shpreha habinë për mospërfshirjen e Sildian Mirakut, sipas meje të trurit të gjithë grupit kriminal dhe personit që ndërkohë vazhdon të më kërcënojë, prokurori Milan Leskaj më tha: “Sildian Miraku s’ka të bëjë me këtë çështje. Mund të shkruash në një letër çfarë ke për të dhe shko e lerja në derë Policisë!”… Këtë propozim, prokurori Milan Laska ma bëri duke më shkelur syrin në mënyrë konfidente, a thua se kishte të bënte me një fëmijë të trembur… Duket se, mirësjelljen dhe sinqeritetin tim, edhe prokurori Milan Laska, mu ashtu si banditët Amarildo Canoku, Sildian Miraku dhe ata që m’i dërguan, e morën për naivitet. Më pas kërkova takim me kryeprokurorin e Elbasanit Ardian Nezha i cili pasi më dëgjoi mua dhe prokurorin e çështjes Milan Laska, urdhëroi Drejtorin e Policisë së Elbasanit të ripranojë kallëzimin tim të dytë të cilin këtë herë e bëra përpara inspektorit me përvojë Sefer Shuka.
Të dyja këto, hezitimi fillestar i policëve të Elbasanit dhe sjellja aspak e sinqertë dhe profesionale e prokurorit Milan Laskaj, më lënduan më shumë se veprimet e personave të përdorur për të më shantazhuar… Më trishtues është fakti se prokurori Milan Laskaj, megjithëse e dinte mirë që kishte të bënte me një njeri që shkruante dhe e kishte mundësinë e të publikuarit, guxoi të sillet asisoj. Prokurori Milan Laskaj guxoi e mbylli çështjen dhe më kërcënoi mua, megjithëse e dinte fort mirë që në celularin tim kisha telefonat shumë disponibël të zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit. Pas dorëheqjes së papritur të kryeprokurorit të Elbasanit Ardian Nezha, caktimi i prokurorit që do të shqyrtojë rikallëzimin tim, përcjellë në Prokurorinë e Elbasanit që më datë 26/03/2018, do t’i mbetet kryeprokurorit të ri.

Image may contain: one or more people and people sitting