Hamdi Kosturi, kishte emigruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1999-2000, dhe mes përpjekjeve të shumta për të vazhduar një jetë më të mirë larg atdheut të ri, Kosturi ja arriti të merrte pasaportën dhe më tej të futet në FBI.
Pak kohë kaloi ai u bë agjent special, dhe rreth dy javë më parë, publiku shqiptar e pa teksa ishte radhitur përkrahë njerëzve që hetuan dhe zbuluan 7 grupe të strukturuara kriminale në shtete të ndryshme, të cilat kishin kontrabanduar rreth 1 mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.
Por një javë pas këtij operacioni mjaft të suksesshëm, 39-vjeçari Hamdi Kosturi është ndarë nga jeta. Express mëson se ai ka pësuar infarkt në shtëpinë ku jeton në Tiranë.
Ai ishte me origjinë nga Fushë-Kruja. Një hetues mjaft i zotë që koordinoi punën mes policinë shqiptare dhe që solli finalizimin me sukses të mega-operacionit të koduar “One If – By Land”.
Dje në ambjentet e Policisë së Shtetit mbërriti edhe ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu, i cili mori pjesë në një ceremoni kortezie në nder të agejntit special shqiptar. Të pranishëm ishin drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nënës dhe vëllait të Hamdi Kosturit, ju dorëzua një dekoratë mirënjohjeje për kontributin e rrallë që 39-vjeçari ka dhënë gjatë zbatimit të misionit të tij.
Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.
SS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.
Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën). Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve.
Gjithashtu në këtë megaoperacion, u arrestuan edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.