Marina e SHBA ka konfirmuar se tre videot e dala së fundmi në internet që tregonin objekte misterioze që udhëtonin në ajër me shpejtësi të larta, janë autentike, duke komentuar se nuk e dinë nëse ishin dronë apo objekte të tjera.
Një nga videot konfirmohet nga marina se është filmuar në 2004, kurse dy të tjerat janë kapur nga pilotët ushtarakë amerikanë në 2015. Në dy videot e fundit jepet vetëm tingulli audio i pilotëve ameriaknë që nuk besonin atë që po shihnin.
Duke folur me rrjetin NBC News zëdhënësi i marinës amerikane Joseph Gradisher tha se ushtria i kishte klasifikuar objektet “fenomene të paidentifikuara ajrore.”
“Tre videot tregojnë inkursione në hapësirat tona stërvitore nga këto fenomeve të paidentifikuara ajrore. Marina i ka karakterizuar fenomenet e observuara si të paidentifikuara”, tha Gradisher.
Kripet u publikuan fillimisht nga Akademia e Shkencave e drejtuar nga muzikanti i Blink 182 Tom DeLonge, për të cilat thoshte se kanë kaluar procesin e deklasifikimit dhe janë aprovuar për publikim.
Zëdhënsi detar tha se klipi i 2004 ishte xhiruar nga një avion i ngritur nag aeroplanmbajtësja USS Nimitz. Ai shtoi se nuk kishte informacion sesi videot e 2015 ishin bërë publike.