Avokati i ish-ministrit Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka zbërthyer mesazhet e koduara të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të dhëna sot në sallën e gjyqit, në Gjykatën e K.rimeve të Rënda, teksa kjo e fundit pritet të japë vendimin final në orën 16:00.
Haxhia është shprehur se është çmenduri të dënohet ish-ministri Tahiri, kur gjykata nuk ka as edhe një provë të vetme kundër tij.
Prokuroria thotë që ka nisur hetimi që në vitin 2016
Prokuroria tha që jeni neve ata që e kemi nisur në korrik 2016, ndërkohë që po në këto fashikuj, Tahiri dhe avokatët, rezultonte që Policia e Vlorës kishte informuar.
Sot, ju referuan shkresave, që ishin pjesë e dosjes dhe që i ka futur vetë Prokuroria. Si ka mundësi që qenkan pjesë e b.andës dhe po ata bëjnë kallëzim. Kjo Prokurori e pezulloi dosjen dhe e hapi pas katër muajve.
Tahiri ka thënë se procesi ndaj tij është i montuar politikisht, si mendoni ju?
Unë kurrë nuk e kam ngatërruar profesionin tim me politikën. Mbrojtjen time kam zgjedhur ta bëj në aspektin juridik. Ky proces nuk ka fat tjetër, ka vetëm pafajësinë.
Tahiri ka përmendur Ramën, duke thënë se “nuk jemi ne shefat e mëdhenj në përgjime, Rama është shefi im i madh në politikë”, a mund ta zbërtheni pak mesazhin?
Shqipja është e bukur dhe e larmishme. Tahiri tha “si e keni hetuar ju prokurorët që jam unë shefi i madh”, në kontekstin që prokurorët s’kanë bërë hetim.
Tahiri thotë “aq të apasionuar jeni për të më bërë me faj, sa thoni se unë jam shefi i madh, kur unë kam qenë në takime zyrtare, me Komisionierin dhe pastaj me Ramën”.
Tahiri thotë që “në k.rim nuk jam unë shefi i madh, por në politikë shefi i madh dihet kush është”.
Akuzat e Tahirit se “ka persona me vëllezër t.rafikantë që s’mbajnë përgjegjësi” ishin për Xhafajn?
Nuk është e vërtetë, unë e kuptova në një parim të drejtpërdrejtë dhe universal. Njeriu mban përgjegjësi vetëm për veprimet e veta.
E ka në kontekstin që nuk mban përgjegjësi as për vëllain njeriu, dhe jo për kushërinjtë. Nuk ka lidhje me Xhafajn.
A mundet gjykata të bëjë kualifikimin ndryshe të veprës penale, ta dënojë p.sh për shpërdorim detyre?
Ligjërisht e ka një të drejtë të tillë. Nëse faktet nuk e bindin gjykatën se jemi përpara trafikimit, mund të japë shpërdorim detyre. Por, prapë duhet të gjejë ku e ka shpërdorur detyrën.