Gjykata për K.rimet e Rënda do të japë sot vendimin për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahirin. Mësohet se seanca ka nisur në orën 09:00.
Ndërkohë ish-ministri ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. Njëkohësisht në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane.
Në seancën e datës 10 shtatorit, Prokuroria kërkoi 12 vite b.urg për ish-ministrin, i cili në rast se do të dënohet, gjykimit do t’i zbritet 1/3 nga “gjykimi i shkurtuar”.
Të njëjtën pretencë Prokuroria dha edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Çelën. Tahiri u mbrojt vetë në gjykatë, duke mohuar të gjitha akuzat.