Sot Sindikatat e Gëzimit bënë sërish një Kongres, për të konfirmuar vazhdimin e revolucionit.
Jari u bë entuziast nga kjo forcë e re revolucionare dhe bëri këtë postim:
“Të dashur demorkatë,
Jari ju sqaron!
Sot më janë ringjallur shpresat për vazhdimin e revoucionit.
Sindiktat e pavarura të Gëzimit kanë vendosur të nisin revolucionin.
Për këtë, Gëzimi i ka paraqitur një plan të detajuar Lulit dhe i ka bërë disa kërkesa
Kërkesa e parë e Gëzimit ishte se me qiratë e ndërtesave të sindikatave ishte mbrapa.
Ai i kërkoi Lulit ta ndihmonte të merrte qiranë e 25 viteve të hotelit të Sindikatave në Durrës, dhe nëse realizohej kjo, ai do t’i falte 20 përqind Fatmir Mediut nga fondi i qirasë.
Më tej i qau hallin për ndërtesën e Sindikatës në Vlorë, dhe i premtoi se nëse e fiton, do t’i japë Dules 15 për qind të qirasë.
Pastaj nëse merr dhe qiranë e ndërtesës që ka dhënë në Shëngjin, do ndihmojë Nard Ndokën me 30 për qind të kësaj qiraje.
Qiranë e Sarandës vendosi t’ia falë 40 për qind LSI-së.
Pa dashur të nxjerrë sekretet, ai e bëri të qartë gjithë planin e tij, që tani PD duhet të hidhet në sulm të mbledhë qiratë që Gëzimi s’ka mbledhur dot këto vite dhe me ato para të financojmë revolucionin.
Luli i dha mbështetje të plotë planit të biznesit të Gëzimit për revolucionin dhe do ngrejë grupe në terren, kryesuar nga Muli dhe Paloka, për mbledhjen e këtyre qirave.
Në fund, ai i premtoi Lulit se Sindikata e pavarur, tani e tutje kishte vendosur të kishte dhe anëtarë në gjirin e saj.
Si fillim, që të mos quhet organizatë pa anëtarë, ajo vendosi të anëtarësojë deputetët e PD që kanë dorëzuar mandatin, si njerëz të papunë, dhe t’u ofrojë atyre një pension social 400 euro.
Pas kësaj, do vazhdohet me ish- kryetarët e bashkive të mbetur pa punë, si dhe më këshilltarët bashkiakë në gjithë vendin.
Kjo mund të bëjë që sindikata e Gëzimit të rritet dhe t’ia kalojë Sindikatës tjetër, që ka aktualisht anëtarë më pak se numri i deputetëve të PD dhe këshilltarve bashkiakë të mbetur pa punë.
Në fund, pasi dëgjuan dhe përshëndetjen e presidentit Meta, u vendos të ngrihet një grup negociator që të realizojë futjen e ish- deputetëve dhe të zgjedhurve në bashki, në këtë Sindikatë, si dhe nisjen e revolucionit në tetor.
I juaji, Jari!”