osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hipokrizia e kastës politike 30 vjeçare që përbetohet për ndryshim sistemi dhe modelet që instaluan për t’u ngulur në krye të vendit

Hipokrizia e kastës politike 30 vjeçare që përbetohet për ndryshim sistemi dhe modelet që instaluan për t’u ngulur në krye të vendit

Nga Ylli Pata

Një grup politikanësh të vjetër që drejtojnë partitë e vogla opozitare u mblodhën në pronën e zotit Agron Duka dhe përgatitën një pamflet politik, që e quajtën si propozim për ndryshim sistemi. Por realisht askush nuk do ndryshim sistemi, pasi thjesht ata duan një rotacion politik ku të përfitojnë politikisht për të ardhur në pushtet.

Prej disa vitesh një duzinë ideologësh të vjetër e të rinj të opozitës shkruajnë, thërrasin në panele për ndryshim sistemi, kur në fakt realisht e faktikisht ata këtë e përkufizojnë vetëm me një gjë: largimin e Edi Ramës dhe ardhjen e Lulzim Bashës.

E ky mision nuk përbën aspak as një deformim e aq më pak një mëkat, apo larg qoftë ndonjë krim; është dialektikë e politikës. Dikush kërkon ndryshim që natyrisht në këtë sistem actual, vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve, pra votës së njerëzve.

Megjithatë, edhe brenda sistemit të zgjedhjeve apo modelimit institucional të vendit, ka sisteme të ndryshme që kërkojnë ndryshime apo edhe përmirësime: për drejtësinë, institucionet e pavarura, ato të kontrollit, Parlamentit vetë, arsimit publik, policisë, ushtrisë, medias publike e shumë e shumë të tjera.

Deri më sot, nga e gjithë rrjedha e revolucionarëve verbalë nuk ka dalë një model, një, i ndryshimit strukturor të shoqërisë apo shtetit shqiptar.

E vetmja reformë strukturore na ka ardhur nga ndërkombëtarët, që u konkretizua me reformën në drejtësi, që siç duket ka sjellë e do të sjellë tërmet jo vetëm në politikë dhe institucione, por në të gjithë shoqërinë shqiptare.

Imagjino që kjo frymë reformash të ishte shoqëruar edhe në faza të tjera të vendit; uji i ndenjur do të zëvendësohej me kohë e do të kishim sot një frymë që do të ngjallte shpresë dhe motivonte çdo ide e platformë për debat publik.

Por për t’i dhënë thjesht një linjë diskutimi, mund ta nisim nga politika.

Shqipëria është vendi ku për rreth 30 vjet është eksperimentuar keqas, deri kur erdhëm në sistemin aktual politik, ku përgjithësisht politika i bën llogaritë përpara dhe i di përpara se të votohet sa deputetë do të marrë. Loja në fund bëhet për vetëm 10 mandate deputetësh, për të siguruar mazhorancën qeverisëse.

Baza e sistemit zgjedhor botëror modern sot është ai amerikan me një turn, ku deputet zgjidhet ai kandidat që merr një votë më shumë, ai francez; ku deputet zgjidhet ai që merr 50% plus 1 të votave dhe nëse nuk e arrin këtë kuotë, organizohet një raund i ri zgjedhjesh apo balotazh, dhe sistemi proporcional që përdoret në Gjermani, Greqi, Izrael, dikur edhe në Itali apo edhe vende të tjera.

Sistemi proporcional u shpik për të mos u dhënë mundësi mazhorance grupimeve politike ekstreme siç ishin komunistët apo pasardhësit e fazhizmit në Europën e pasluftës.

Shqipëria sapo rrëzoi komunizmin adaptoi sistemin e pastër mazhoritar alla francez, me balotazh. Në zgjedhjet e vitit 1991, Parlamenti shqiptar kishte 250 deputetë që zgjidheshin në zonat administrative të ndara me lagje apo këshilla të bashkuar fshatrash.

Më pas, Shqipëria pati një sistem të përzier: 100 deputetë zgjidheshin direkt nga zonat mazhoritare dhe 40 në sistem proporcional kombëtar, ku llogariteshin votat në të gjithë vendin.

Një bonus demokratik për partitë që humbnin sfidën direkte por që merrnin vota në të gjithë vendin apo zona të ndryshme, që përfaqësoheshin në Kuvend në bazë të përqindjes që merrnin në shkallë vendi.

Në sfidat direkte, deputeti zgjidhej sërish alla franceze pra me balotazh. Nëse nuk siguronte 50% kishte edhe një votim të ri pas një ose dy javësh. Një bonus demokratik më shumë me një fjalë.

Ky sistem u implementua edhe në zgjedhjet e kryetarëve të bashkive, gjë që solli një atmosferë të rëndësishme konkurrence dhe gare alektorale jo vetëm në qytetet kryesore, por edhe ata dytësore, ku kishte një garim kolorit dhe në raundin e dytë përplaseshin dy më të fortët dhe fitonte ai që korrte më shumë konsensus tek palët, por edhe publiku, që kishte ndjekur një garë të zjarrtë.

Në vitin 2003, pas marrëveshjes Nano-Berisha për presidentin e Republikës, u vendos që të zbatohet një sistem i ngjashëm me atë anglo-amerikan, pra ai me një turn. Një sistem i hartuar nga të mëdhenjtë për të mundur të vegjlit, për arsye se fitonte si deputet dhe kryetar bashkie, ai kandidat që del i pari dhe merr shumicën relative, pra edhe një votë më tepër.

Këtu Berisha luajti me dy porta; edhe me Nanon, edhe me Ilir Metën.

Ndërsa me kryeministrin e atëhershëm bëri një marrëveshje për kryeprokurorin, duke rrëzuar Arben Rakipin e zgjedhur Theodhori Sollakun, me Nanon zgjodhi Alfred Moisiun president dhe ndryshoi ligjin elektoral.

Fatos Nano, pasi u zgjodh kryeministër e kur firmosi me Berishën, kujtoi se arriti kulmin dhe madje deliroi kur shpalli në kongres se “Prapa tij vinte historia”.

I bombarduar nga këshillat e “arkitektit elektoral” Kastriot Islami se është matematikisht i fituar duke qenë se socialistët janë shumicë relative, Nano pranoi sistemin amerikan, por pa llogaritur faktorin “LSI”, e cila në zgjedhjet e 2005-s i hoqi shumicën relative thuajse në 50 zona elektorale në të gjithë vendin, duke i dhënë fitoren Sali Berishës. Një rezultat që pati bumin e tij kryesisht në qytetet e mëdha të vendit.

Ky sistem u zbatua kryesisht në zgjedhjet vendore të vitit 2003, ku kandidatët socialistë fituan në shumicën e vendit, por PD arriti të marrë përveç bastionet e saj, edhe disa qytete të majta, si Elbasanin. Gjithsesi, sistemi me një turn ushqeu shumë polemika dhe përplasje pasi fituesi merrte pushtetin me shumë pak vota, duke ndezur kontestimet e mëdha, siç ndodhi edhe në Tiranë me Spartak Ngjelën kundër Edi Ramës.

Por ky sistem nuk jetoi as 5 vjet pasi në 2008-n, Edi Rama dhe Sali Berisha ndryshuan sistemin, kësaj radhe duke zhdukur përfundimisht mazhoritarin dhe shpikur proporcionalin rajonal spanjoll në një vend totalisht unitary dhe të vogël si Shqipëria.

Interesant është fakti se edhe në rastin e paktit Rama-Berisha, ashtu si në atë të Nano-Berisha “arkitekt elektoral” ishte Kastriot Islami.

Edhe në rastin e 2008-s, qëllimi i paktit ishte që partitë e mëdha të eleminonin rrjedhjen e votave drejt faktorëve të tretë siç ishte LSI-ja e Ilir Metës.

Por realisht, si në rastin e mazhoritarit me një turn, edhe në 2009-n, LSI-ja jo vetëm përfitoi, por u bë dy herë “king-maker” në formimin e qeverive të vendit.

Sistemi spanjoll që u zbatua në 2000-n, ndryshe nga herët e tjera, ku partitë nuk merrnin deputetë në zonat ku ishin në minorancë, arrinin të siguronin mandate parlamentar në të gjithë vendin, duke krijuar lështu një panoramë thuajse të njohur apo duke ditur që përpara votimit se sa arrin të fitojë në një zonë të caktuar.

Loja bëhej vetëm për një grusht mandatesh për të siguruar shumicën qeverisëse.

Rasti i vitit 2009 ku u arrit thuajse barazim absolut ishte emblematik.

Ky lloj sistemi u pëlqen partive të mëdha pasi ata e kontrollojnë më kollaj situatën dhe eleminojnë faktorët lokalë, duke emëruar udhëheqësit politik të deleguar në qarqe.

Sistem spanjoll është vërtetuar se është partitokrat, pasi eleminon ose nuk favorizon kandidatët e pavarur apo nismat civile.

Sistemi dopjo turn alla francez apo proporcionali kombëtar gjerman konsiderohet ndër më demokratikët dhe më përfaqësuesit, dhe në Italinë fqinje e cila ka ndryshuar dy herë sistemin zgjedhor, nga proporcionali në mazhoritar, po diskutohet për t’u kthyer në modelin francez apo kancelaratin gjerman, ku mazhoranca apo qeveria indikohet direkt nga qytetarët që në zgjedhje, kur edhe para njerëzve dalin kandidatët për të drejtuar qeverinë e ardhshme.

Në fakt deri më sot, opozita apo ideologët e saj kurrë nuk kanë elaboruar asnjë nga këta teza, por flasin për moral, luftë kundër hajdutërisë dhe mbrojnë të varfërit e mallkojnë qeveritarët, duke krijuar një retorikë patetike që nuk bindin njeri.

Pasi të gjithë e dinë që pjesa e më e madhe e detashmentit të opozitës ka mbrehur dhëmbët për të ardhur në qeveri apo administrate, apo për tu bërë drejtora në entet me leke, siç dhe u bënë edhe në tre muaj të marrëveshjes Rama-Basha.

Të gjithë njerëzit e dijnë mirë se bëhet fjalë jo për ndryshim sistemi, por thjesht për rrotacion politik. Ndaj nuk ka entuziasëm të madh për politikën në publik, ngaqë ka një klasë politike e cila ka fytyrën e atyre që prej 30 vjetëve dalin çdo ditë e çdo natë në ekranet e televizioneve bashkë edhe me analistët e ideologët përkatës….