Kreshik Spahiu edhe pse deklaroi shkëputjen nga politika, ai është tejet aktiv në rrjetet sociale.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi shprehet kritik me vendimet e liderit të opozitës Lulzim Basha dhe aleates së tij nga radhët e LSI-së Monika Kryemadhi.
Për Spahiun kjo është një opozitë lavire e cila nuk ngjall besueshmëri.
“Rama akuzoi që si ngrihet dhe prap s’lëviz. Prap si çohet….
Kjo s’është impotencë popullore por askush s’ndjen s’dashuron dhe s’beson një opozitë lavire që tradhëton!”
Ish-aleati i Bashës u largua nga Shqipëria gjatë zgjedhjeve elektorale të vitit 2017 duke deklaruar se u ndje i tradhëtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Më tej Kreshnik Spahiu ka vijaur edhe replikat me qytetarët ku shumica prej tyre shprehen se PD ka mbaruar dhe se nuk shohin kurrëfare shprese te opozita.
Qytetari: “Lulushin e vuri ne gjume letargjik per mos tu zgjuare me”
Replika e Spahiut:
Sigurisht. Nese Azemi do ishte gjalle do kishim nje PD ndryshe…