osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Manastirliu dhe Balluku investime bashkëkohore në shëndetësi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Manastirliu dhe Balluku investime bashkëkohore në shëndetësi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Mbi 25 mijë pacientë do të marrim shërbime të përmirësuara dhe me standarde bashkëkohore, falë investimit në Urgjencën e re të Spitalit Francez në QSUT. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku panë nga afër investimin më të ri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mundësuar me mbështetjen financiare të Albcontrol.

“Fokusi ynë është tek përmirësimi i shërbimit të urgjencës, jo vetëm në QSUT por në të gjitha spitalet tona. Punët bëhen më mirë dhe më shpejt kur bëhemi bashkë, ndaj jam shumë e kënaqur që shohim sot një urgjencë me kushte bashkëkohore, falë përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit, që sikundër Albcontrol, duhet të kenë të gjithë institucionet publike dhe jopublike”, tha Manastirliu.

Ministrja Balluku vlerësoi angazhimin e Albcontrol në mbështetjen me investime në QSUT dhe kërkoi një përfshirje më të gjerë në projektet e përgjegjësisë sociale nga agjencitë e tjera, por edhe nga biznesi privat.

“Kjo është hera e tretë që unë vij në QSUT për të inspektuar projektet e përgjegjësisë sociale që Albcontrol ka zhvilluar këtu. Të gjitha kompanitë, qofshin këto shtetërore dhe ato private, të cilat kanë buxhete të konsiderueshme dhe fusha e tyre e biznesit është e gjerë në Shqipëri, do t’i bëja thirrje, që të kontribuojnë në mënyrën e tyre edhe në një mënyrë modeste. Unë i kam kërkuar të gjitha ndërmarrjeve të tjera të varësisë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe agjencive, që të kontribuojnë në të njëjtën mënyrë duke ndjekur një shembull të mirë, një shembull komunitar dhe kështu të investojnë sërish në shëndetësi por jo vetëm në Tiranë, për të mos i përqendruar të gjitha kontributet këtu”, u shpreh ministrja Balluku.

Me investimin prej 5 milionë lekë, është mundësuar një ndarje më e mirë e urgjencës, ku për çdo specialitet ka ambiente të veçanta, me pajisjet e nevojshme sipas specialiteteve, ndërkohë që më parë çdo ndërhyrje kryhej në një ambient të vetëm.

Shërbimi i urgjencës në spitalin Francez është një shërbim, që mbulon tre specialitete: ORL, Okulistikë dhe Oro-Maxillo-Facial.

Investimet për modernizimin e QSUT do të vijojnë me projektet madhore, siç është përfundimi i spitalit të ri kirurgjikal, ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme dhe fillimi i punimeve për rindërtimin dhe zgjerimin e Pediatrisë, për të garantuar standardet më të mira të shërbimit për pacientët si dhe kushte më të mira pune për personelin mjekësor.