Tre fëmijë minorenë të një familjeje në Fushë-Arrëz dyshohet se janë prekur nga fruthi dhe për pasojë ka ndërruar jetë djali 12-vjeç.
Ndërsa dy fëmijët e tjerë, vajza 15 vjeçe dhe djali 9 vjeç ndodhe në gjendje të rëndë dhe janë nisur me helikopter drejt Tiranës.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në fshatin Berishë të qytetit verior.
12 vjeçari dyshohej se ishte prekur nga fruthi i cili i ka shkaktuar vdekjen, ndërkohë që mësohet se të prekur janë edhe motra e vëllai i viktimës, 15 dhe 9 vjeç.
Këto të fundit janë nisur me helikopter drejt Tiranës.