Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin e të gjithë Evropës.
Me anë të shkrimit në gjuhën shqipe të një postimi në rrjetin social tëitter, Tusk thekson se Evropa nuk do të jetë e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Sipas tij bëhet fjalë për të ardhmen e përbashkët.
Postimi i plotë
‘Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës. Sepse Evropa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët’.