Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat vëllanë e sekretarit të PD në Elbasan, Blendi Himçi, Denis Himçi, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Shoqërimi i Denis Himçit ka ardhur pas një videoje të publikuar në media ku ai shfaqej duke kërkuar favore seksuale dhe dhurata një studenteje në mënyrë që ta kalonte në disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.
Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himçi shfaqet me një makinë luksoze tip ‘Audi’, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.
Gjithë situata zhvillohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentja në fjalë, me pak “zell e gatishmëri”, do të merrte në pak ditë, të gjitha provimet e dy semestrave. Madje pedagogu do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefona e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.