Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të depozitojë rezultatet e Asamblesë së Federatës Shqiptare të Futbollit në regjistrin tregtar.
Në bazë të kërkesës së Federatës për të regjistruar vendimmarrjen e Asamblesë, që rizgjodhi Armand Dukën për të katërtën herë si president të FSHF-së, gjykata ka konstatuar mungesë dokumentacioni që duhet të shoqërojnë këtë kërkesë.
Ende nuk dihet ekzaktësisht se përse gjykata ka refuzuar depozitimin e vendimeve të Asamblesë, por nga praktikat e ngjashme, një kërkesë e tillë mund të refuzohet ose për mungesë të dokumentacionit që parashikohet nga Statuti, ose për shkak të mosarritjes së kuorumit për vendimmarrjen e Asamblesë, që do të thotë nëse në vendimmarrje kanë marrë pjesë ose jo, persona që i parashikon Statuti.
Vendimi i zbardhur pritet t’i dërgohet FSHF-së, e cila do të ndërmarrë më pas hapat në zbatim të këtij vendimi refuzues.