Arben Imami, ish-ministër në qeverinë Berisha dhe themelues i PD tha se një marrëveshje e re me kryeministrin Rama do të fundosë Lulzim Bashën.
“Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017,” tha Imami për CNA.al.
Lidhur me zhvillimet politike se si do të vazhdojnë ai tha:
Po të vini re krahasimet e bëra janë shekspiriane, po të kujtoheni mirë ato janë tragjike. Po vijoj mbi bazën e tyre. Kur u përmend Romeo dhe Xhuljeta, bëra pyetjen: kush është prifti që bëri martesën e fshehtë të pinjollëve të dy familjeve në luftë? Prifti nuk u shpall (megjithëse ne e dimë). Tani është rradha e farmacistit që u jep helmin (që gjithashtu e dimë se kush do të jetë). Sërish për kujtesë, të dy e pinë helmin, e para Xhuljeta dhe fill mbrapa edhe Romeo.