osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ambasadori Lu thirrje Prokurorisë: “Arrestoni deputetët që janë marrë me prostitucion”

Ambasadori Lu thirrje Prokurorisë: “Arrestoni deputetët që janë marrë me prostitucion”

Trafikimi i qënieve njerëzore dhe skllavërimi për përfitime nga prostitucioni ka bërë që Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu, të heqë petkun diplomatik duke kërkuar me forcë arrestimin dhe dënimin maksimal për të gjithë personat e përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Ambasadori Lu ka shkuar edhe më tej duke u shprehur se trafikantët që kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri në disa raste kanë qenë edhe politikan e drejtues të lartë me mandate, të cilët për fat të keq janë votuar në popull. Ai ka kërkuar arrestimin e tyre dhe ndëshkimin e fortë ligjor.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”

Më tej, ambasadori Donald Lu i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, duke kërkuar të dorëzojë me urgjencë fondet për gratë dhe fëmijët që bien viktima të trafikimit.

Në konferencën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryediplomati amerikan tha se do të krijohet një rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit të qenieve njerëzore, ku qëllimi është jo vetëm strehimi i këtyre ‘viktimave’, por edhe që ata të kenë siguri dhe vetëbesim.

“Rrjet rajonal bashkëpunimi kundër trafikimit. Qëllimi afatgjatë nuk është vetëm vendosja e viktimave në strehë, por që ato të kenë siguri dhe vetëbesim. U bëjmë thirrje qeverive të rajonit, por veçanërisht Shqipërisë, të ofrojnë fonde për strehimin e grave dhe fëmijëve të trafikuar. Këtu ka nevojë që qeveria jo vetëm të angazhohet politikisht për të siguruar financim, por të dorëzojë fonde pa vonesë për gratë dhe fëmijëve që janë viktima të trafikut”.