Një qytetar nga Anglia, i ka shkruar kryeministrit Edi Rama, për ta ndihmuar për të zgjidhur problemin që kishte me hipotekën e shtëpisë. Ai i ka shkruar kryeministrit se babai i tij është invalid ku edhe pse ka qenë disa herë në hipotekën e kanë përcjellë duke thënë jo sot jo nesër.
Qytetari i ka shkruar kryeministrit se babai nuk ka mundësi që të shkojë çdo ditë në hipotekë, pasi është invalid. Kryeministri Rama duket se ka përcjellë shqetësimin e tij tek institucionet përkatëse, duke bërë që qytetari të gjejë zgjedhje.
Rama e ka publikuar të gjithë bisedën, ndërsa në fund nuk ka harruar që me shaka t’i bëjë të fala kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson./Shqiptarja.com