Do martojmë Malon, harxhet shkojnë lume, 600 dasmorë…6 netë pa gjumë.
Çelur që dy javë, këngë e karamele, 50 damixhane…30 kokë dele.
Të na trashëgohesh Malo, plot me borrokoçër Malo, si kjo dasëm s’bëhet Malo.
Rrofsh o Malo që na ftove, rrofsh o Malo na gëzove.
Do martojmë Malon me 3 palë saze, njera qan Minushen…dy tango dhe valcer.
Po martojmë Malon, dasëm në tri salla, atje vallen tezja… këtu këndon halla.
Të na trashëgohesh Malo, plot me borrokoçër Malo, si kjo dasëm s’bëhet Malo.
Rrofsh o Malo që na thirre, rrofsh o Malo që na ngjirre.
Plot nga ane anës mbi 40 katunde, mbi 1000 peshqeshe… 2000 ditë pune.
Dëme solli dasma, harxhe nga sikleti, më shumë se kjo dëme…solli veç tërmeti.
Të na trashëgohesh Malo, plot me borrokoçër Malo, si kjo dasëm s’bëhet Malo.
Rrofsh o Malo që na tunde, rrofsh o Malo që na shkunde… /Naishtedikur.info