osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

50 vite në skenë plaku i urtë Lec Bushati

50 vite në skenë plaku i urtë Lec Bushati

Nga: Xhahid Bushati

Në kujtim të aktorit shkodran, Artistit të Merituar Lec Bushati, 50 vite në skenë me mbi 150 role. Copëza ngjarjesh e përjetimesh, në kujtesën e aktorit, nga një intervistë e 20 viteve më parë…

“Duket sikur është thënë gjithçka për Çehovin. Po akoma është thënë pak për atë që ai ka lënë trashëgim në karakterin tonë, për faktin që Çehovi me eksperiencën e tij ka përcaktuar të sotmen e jetës së atyre që e kanë atë të shtrenjtë. Pothuajse nuk është thënë asgjë për ndjenjën e Çehovit, e këtij njeriu gjithmonë të gjallë e të dashur për ne, për atë ndjenjë të fuqishme dhe fisnike…

… Sepse jeta është e pamëshirshme: disa njerëzve, pa të cilët ne pothuaj nuk mund të jetonim, duhej t’u jepte jo pavdekësinë, potë paktën një jetë të gjatë, që ne gjithnjë të ndjenim mbi supet tona dorën e tyre të lehtë. ”

-K. Paustovski, Ndjenjat e Çehovit-

1.Edhe pse kanë kaluar më shumë se 20 vjet, unë e kujtoj atë ditë vjeshte, kur u nisa për të bërë intervistën me aktorin shkodran, Artistin e Merituar Lec Bushati.

Vjeshta ishte kudo, edhe tek ato gjethet, ashtu të ndezura flakë e me pikla argjendi si kujtime stine, por qëmë falnin emociondhe një poetikë të veçantë. Ishte një vjeshtë shkodrane… si në pikturat e Vladimir Janit, një piktor i talentuar që i mbeti besnik traditës së Vendlindjes.

Këtë rrugë, shumë e shumë vite më parë e kishte bërë edhe Kolë Gurashi, nga dinastia e Gurashajve, një figurë interesante e kulturës shkodrane. E kishte bërë edhe poeti i shquar Frederik Rreshpja. Ecja e tij ka qenë si një lirikë e shfaqur në muzg, por edhe si një trëndafil fëmijërie çelur në skutat e shpirtit të poetit.

Kjo rrugë quhet me emrin “Rruga e Murgeshave”. Po shkoja në shtëpinë e aktorit, Artistit të Merituar Lec Bushati për të bashkëbiseduar me të. Kisha bërë një rrugë të gjatë, mbase dhe pakëz të vështirë për t’i mbushur mendjen. Më në fund, falë këmbënguljes sime dhe miqësisë, Leci ishte dorëzuar. Se Lecit, mikuttimtë paharruar, me atë hapin e tij të ngadaltë teksa ecte i menduar; fjalëpak e fjalëmirë, trupmadh e trupbëshëm (i thirrur për aktor), shpesh me një gazetë në dorë; nuk i pëlqenin as intervistat e as dukja, as lëvdatat e as reklamat. I pëlqente heshtja. Një heshtje që shkonte deri në kufijtë e vetmisë. Atë magji që kishte derdhur në skenë për pesë dekada, sikur kërkonte të mos ia trazonte kush, të mos ia prekte askush. Mbase jetonte me atë dritë e ëndërrim. Mbase ishte kthyer vetë në ëndërrim. Mbase…

2.Intervista…

Xh. B. :Në skenë një jetë 50 vjeçare, mbi 150 role. Kujtesa e aktorit Lec Bushati, i cili u lind në vitin 1923, a mund ta thërras fëmijërinë?

Leci: Them se po. Në ndonjë moment harrese, menjëherë më vjen në ndihmë albumi me fotografi (qesh pak kumbueshëm), ku është fiksuar jeta ime. Filloren dhe gjimnazin i kam kryer në Kolegjin Saverian të qytetit tim të lindjes, Shkodrës. Gjatë atyre viteve, kam të paharruara dy gjëra: erudicionin kulturor të padër Xhovani Faustit që më jepte filozofi, të padër Daniel Dajanit që më jepte letërsi; dhemë pëlqente të recitoja.

Atëhere për botën time fëmijërore recitimi ishte një gëzim i fshehur që e ruante vetëm zemra. Kurse për aktor as që më shkonte mendja se do të bëhesha një ditë… Por jeta ka edhe të papritura. Unë që recitoja plot pasion zakonisht netëve të Kshndellave, në vitin 1942, gjithnjë në Kolegjin Saverian, mëdetyrojnë të marr pjesë në dramën “Princi i Drishtit” të Zef Harapit.

Kisha rolin e një malësori. Më pas mora pjesëte drama “Udha”, të cilën e përktheu Tefë Krroqi. Këto shfaqje zakonisht jepeshin me rastin e ditës së Karnavaleve, që Shkodra ime i ka pasur traditë dhe traditë të bukur. Tani edhe njësekret: thonin atëhere se ata që ishin të talentuar i thërrisnin të merreshin me teatër. Kurse mua, përsëri, për aktor as që më shkonte mendja se do të bëhesha një ditë…

Xh. B. :Nëse jam i saktë, keni qenë ndër maturantët e fundit të Kolegjit Saverian.

Leci: Është e vërtetë. I dhashë lamtumirën Kolegjit në vitin 1945. Edhe këtu dua të përmend dy gjëra: së pari, sipari i skenës së Kolegjit, ku interpretonim me aq pasion, ishte punuar nga piktori i talentuar Kolë Idromeno; dhe së dyti, pashë në at’ skenë aktorë të talentuar, si: Tefë Krroqi, Gjenerim Topalli, Injac Saraçi, Pjerin Ashiku, etj.

Xh. B. :Mos vallë u mblodhët përsëri?. .

Leci: Po, dhe ishte viti 1945. Një grup studentësh të kulturuar, të cilët kishin kulturë përendimore sepse kishin studiuar jashtë shtetit, së bashku me ne maturantët shfaqëm dramën “Bujtina e të varfërve” të M. Gorkit, me regjisor Filip Ndocaj, më 05. 02. 1945. Ndër më kryesorët ishin Qemal Draçini dhe Zef Zorba. Edhe unë kisha njërol, atë të Kleqit. Këta intelektualë, që kishin marrë përsipër të gjallëronin jetën kulturore të qytetit, donin t’i jepnin atij një koncept tëri, larg prapambetjes, dhe një lloj arkaizmi që vihej re.

Idealet e tyre estetike përkonin me intelektualizmin e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës. E vazhduam me dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit. Interpretova rolin e gazetarit. Ndërsa më 18. 11. 1945, vumë në skenë “Juda Makabe” të At Gjergj Fishtës. Regjisor ishte Zef Zorba. Kujtoj: aktorët Loro Kovaçin, Pjetër Gjokën, Gac Çunin, Qazim Lilën, Jonuz Tulin, dhe piktorin e skenës Gjon Hilën. Në këtë pjesë luajta rolin e Judës.

Xh. B. :Disa vite më vonë vazhduat Institutin dy vjeçar “Aleksandër Xhuvani…

Leci: E vërtetë. Pasioni për recitimin, këtu, gjeti një fushë më të gjerë. Profesori im i letërsisë Skënder Luarasi kishte gjithmonë dëshirë t’i recitoja fragmente nga tragjeditë e Shekspirit. Kur mbaroja recitimin më thoshte: “Dëgjo Lec, vendi yt është në teatër!” Profesori paska pasur të drejtë.

Në Institut kam pasur dhe profesorëtë tjerë të nderuar e mendjendritur, si: Çabejn, Cipon, Pashko Gecin, etj. I kujtoj me respekt!

Në vitin 1964 mbarova shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Xhuvani”.

Xh. B. :Në vitin 1949 u kthyet nga ushtria…

Leci: Si i thonë një fjale, ende pa u çmallur mirë me shtëpinë, kur filluan ngacmimet nga ana e regjisorëve Andrea Skanjeti dhe Lec Shllaku. Ata më ftonin në teatrin profesionist. Me fjalët e tyre, padashur plotësonin një dëshirë të pandërprerë e ngulmuese të profesor Luarasit. Dhe, më në fund, hyra…

Xh. B. :Përvoja juaj, e gjatë aktoreske ka ‘privilegjin’, dhe fiton të drejtën e një vlerësimi për regjisorët që kanë punuar në teatrin “Migjeni”…

Leci: Me Andrea Skanjetin jam njohur qysh në Shtëpinë e Kulturës. Me grupin teatror të këtij institucioni kam interpretuar në dramat “Nën gështenjat e Pragës”, “Çështja ruse”, “Portreti”, etj. Tani me Andrean u takuam përsëri, kësaj radhe në teatër, si profesionistë. Kujtoj rolin e Vuk Mirash Ucit te drama “Nora” e A. Skanjetit. (Në kujtimet e tij, autori dhe regjisori Skanjeti do të thonte: “Lotët që kujtoj më tepër janë ato të aktorit Lec Bushati në dramën “Nora”, kur njeh të bijën. Tek ai kam parë lot të vërtetë, që rrodhën nga sytë, që shkaktuan dhe lot ndër spektatorë”. )

Andrean e karakterizonte saktësia dhe kultura. Nuk mostronte. (kështu e quajmë ne ndërhyrjen e regjisorit në interpretim). Nuk e bënte kurrë…

(Po regjisori Skanjeti, si e portretizonte aktorin Lec Bushati?) Në kujtimet e tij ai shkruan: “… punëtor i paepur i skenës dhe i ekranit. Është një ndër aktorët më të mirë që qiti skena. Shtyllë e fortë e teatrit “Migjeni”. Njeri me edukatë dhe kulturë, atëhere i vetmi me shkollë të lartë. I favorizuar nga fiziku dhe me një brendi shumë të ndjeshme, arriti të na japë një sërë rolesh kaq reale dhe të besueshme sa nuk harrohen lehtë. Si njeri: i thjeshtë dhe mirënjohës, pa mendjemadhësi dhe i sinqertë. E kam simpatizuar përherë. Ai ma ka shpërblyer me një dashuri e miqësi të vërtetë”.

Kurse me Lec Shllakun, si regjisor, teatri ynë vuri shumë pjesë të huaja, si nga Molieri, Goldoni, Hygoi, Ostrovski, etj. Veçori e Shllakut ishin: i talentuar dhe punëtor. Kaq punëtor ishte, sa kishte raste të punonim dy pjesë paralelisht. Me këtë regjisor luajta rolin e Sllavit te drama “Jeta fillon përsëri”, rolin e Anselmit të “Kopraci” të Molierit, në fillim rolin e hamallit pastaj të Florindos te “Shërbëtori i dy zotërinjve”, interpretova edhe te “Tirani i Padovës”, etj.

Ndërsa me regjisorin-pedagog Esat Oktrova që shfaqte kulturë qoftë në komunikim me pjesën, qoftë në komunikim me aktorët; interpretova në dramat: “Shtëpia e kukullës” e Ibsenit, “Gënjeshtra me këmbë të gjata”, “Zekthi”, etj.

Në fund punova me regjisorin Serafin Fanko, që shquhej për shijet e tij të holla e interesante drejt një shfaqjeje-ansambël. Nuk mund të harroj “Gjaku i Arbrit” i F. Krajës, “Hetimi” i P. Vajs, “Toka jonë” e K. Jakovës, etj.

Xh. B. :Përmendët dramën “Gjaku i Arbrit” dhe mua më shkoi përnjëherësh mendja te figura e Plakut të Urtë (Urtia) që e keni realizuar me talentin, dashurinë dhe fisnikërinë tuaj. Ç’mund tëna thoni?

Leci: Falemnders. Dramaturgu Fadil Kraja (është fjala kur shkruante dramat) kishte parasysh aktorët Tinka Kurti, Lec Bushati, Ymer Bala, Viktor Bruçeti, Bep Shiroka, etj. Dhe kur nisi të shkruaj dramën “Gjaku i Arbrit”, në personazhin e Plakut të Urtë, ai kishte parasysh tiparet e karakterit tim. Këtu edhe unë gjeta veten. Këtëfigurë që mbartte urtësinë e popullit, fjalën e matur, universin e mençurisë njerëzore; jam munduar të zbërthej emocionalisht dhe besoj se e dhashë… Plakun e urtë, atë figurë që keni parë në skenë.

Xh. B. :Në galerinë e personazheve që keni interpretuar, një vend të rëndësishëm zë figura e malësorit. Si keni mundur të mos bini në përsëritje të personazhit?

Leci: Në teatrin “Migjeni” ka qenë një periudhë që dramat me figura malësorësh ishin të shpeshta. Nuk dua të flas për standartizimet në vizatimin e figurave, që i kishte në strukturë e në themel metoda e realizmit socialist, por dua të them diçka të rëndësishme që më parëia kam thënë vetes, e kam pasur moto në jetë dhe në skenë ku kam interpretuar.

Me këto karaktere që jam munduar t’i gdhend me lojën time, asnjëherë nuk kam pasur as më të voglën tendencë tallëse, qofshin atëhere kur ata kanë qenë të ashtuquajtur me termin “personazh negativ”. Ndërsa për mosrënien në grackën e përsëritjes e të ripërsëritjes, më mirë se kushdo i gjykon spektatori, i cili më nderoi gjithherë me respektin e duartrokitjen e tij.

Xh. B. :Nëkarrierën artistike ç’vend zë filmi?

Leci: Kam luajtur gjithsejt në 15 filma. Pra, skena e teatrit zë hapësirë më të madhe sesa celuloidi filmik. Në ekran mund të kisha luajtur më shumë, sepse kam pasur shumë ftesa e kërkesa. Barrikada kryesore, shpesh herë e pakalueshme, ishte Drejtoria me motivin e saj të zakonshëm: “Na duhet për teatrin”, “Na prish punë”, etj. , etj.

Në filmin “Skënderbeu” dublova zërin e Skënderbeut. Tani me ndihmën e albumit të fotografive (përsëri qesh) kujtoj filmat: “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo 1963, në rolin Ushtaraku i lartë), “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967), “Lugina e pushkatarëve” (1970, në rolin e diversantit), “Operacioni zjarri” (1973, në rolin e Ndrecës), “Rrugë të bardha” (1974, në rolin e fshatarit), “Shembja e idhujve” (1977, në rolin e Kapedanit), “I treti” (1978, në rolin e Sokratit),

“Ditët që sollën pranverën” (film televiziv 1979, në rolin kryesor, atë të Vuksan Sadrisë”, “Mëngjese të reja” (1980, në rolin e dyqanxhiut), “Nusja” (1980), “Qortimet e vjeshtës” (1981, në rolin e Sokol Markut), “Flaka e maleve” (1982, në rolin e Kol Marashit), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Të paftuarit” (1985, në rolin e babait të Hjorgës), “Muri i gjallë” (1989, në rolin e Arbërit). Dua të nënvizoj edhe diçka me rëndësi për jetën time aktoreske: Marrëdhënie shumë të mira kam pasur me regjisorët e teatrit, ashtu edhe me ato të filmit. Rolet e mia kanë qenë pothuajse kryesorë.

Xh. B. :Të merr malli për teatrin, dhe …

Leci: Zemra, edhe pse e lodhur, kësaj here më favorizon me bamirësinë e saj duke më thënë: – Po!

… meditim për një rol që nuk e interpretoi…

Për një çast mbeti i stepur. E mbuluan mendimet, ndonëse një fill mendimi e kërkonte si rrugëzgjidhje. E mbuluan edhe djersët. Kërkonte të komunikonte me dikë: i afërt apo i largët qoftë, veç të komunikonte. Por çdo gjë përreth tij ishte e huaj, e panjohur. Unë (që po zhvilloja intervistën me të) nuk e pata të vështirë ta diktoja se kë kërkonte Leci ahere në atë mjedis të panjohur. Por… një e kishte të njohur e të shtrenjtë. Shumë të njohur. Leci po pyeste zemrën…, se zemrën e kishte pyetur shumë e shumë here. Si një mjegullnajëiu shfaq ngjarja.

Udhëtonte si një re-zemre nëpër atë qiell të huaj, në një hotel të largët parizian, ku aktori nga Shkodra (Albania) po bëhej gati për të interpretuar sekuencat e para të filmit “Larg Barbarëve”. Por, në atë muzg të ftohtë, në atë dhomë me dekor të panjohur, i qëndronin mbi krye bluzat e bardha. Fjalët e tyre në gjuhë të huajshqiptoheshin e përsëriteshin: “E pamundur?! Çuditemi sesi ka ardhur deri këtu?!Si ka udhëtuar?! Tëështë lodhur. . !”

-“Mos, bre mik! Mos ma thuaj atë fjalë!” – u përgjigj aktori, sa i turbulluar aq dhe fytyrzbehtë.

Aktorit i shpëtoi një pikë loti në faqe. Iu duk sikur skena mbylli një herë e përgjithmonë siparin e saj. Roli qëëndërroi po humbiste (humbi) prapa kuintave. Në dëshpërimin e aktorit roli bëhej i largët, i largët… Prapa kuintave qëndronte në pritjen e pamundur vetëaktori Lec Bushati që skenës i kishte dhënë jetën e tij: artistike dhe njerëzore.

Bëri edhe një përpjekje. Edhe një… Por zemra… e lodhur kishte firmosur urdhrin…

Pas kësaj dite, aktori Lec Bushati do të jetonte me mallin e përhershëm për teatrin. Asaj skene, ku skaliti personazhe dhe secilit i fali zemrën e tij të madhe; tashmë ajo ishte lodhur, lodhur, ajo… më 16 shtator të vitit 1996.

Në gjurmë shkrimesh dhe arkivash…

1. *Më 01. 09. 1959, regjisori Andrea Skanjeti vuri në skenë dramën “Votra e huej” e autorit Ndrekë Luca. Kjo premierë u dha më 07. 11. 1959. U luajt 43 herë. Rolin e Sokolit e ka nxjerrë me sukses Lec Bushati.

*Viti 1960. Drama “Tragjedia optimiste” e Vishnjevskit. Regjisorë: sovjetiku V. Bartko e shqiptari A. Skanjeti. Lec Bushati, në rolin e bukur të Aleksejt, na dha në mënyrë të veçantë mjeshtrinë e hollë të talentit të tij. Ky rol qe i vështirë, i natyrshëm dhe bindës.

*Një fotografi e Lecit 18-19 vjeçar. Ai bën hapat e para si amator në “Bujtinën e të varfërve” të M. Gorkit. Shkrimtari Filip Ndocaj bënte atëherë regjinë, ndërsa partnerët e amatorit tëri ishin 30-40 vjeçarët: Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Gjon Karma, Muhamet Bala, Injac Saraçi. [1]

2.Rolin e Sergeit, e këtij djaloshi me vullnet të mirë, e interpretoi në skenë me ngrohtësi aktori L. Bushati. Te Sergei i aktorit gjetëm njeriun e zgjuar, të urtë dhe tëpjekur, me ndjenja delikate, që di të dashurojë me forcë. Të gjitha këto nuanca aktori i zbulon përpara spektatorit me natyrshmëri, për deri sa, më në fund, në personin e Sergeitai na jep figurën e hijshme të njeriut… që ka jetuar si njeri. [2]

3. 51 vite më parë, në kuadrin e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në skenën e teatrit “Migjeni” iu paraqit spektatorit shkodran drama “Shqiponjat”. Kjo dramëështë shkruar nga pesë shkrimtarë shkodranë: Ton Shoshi, Fadil Kraja, Jonuz Dini, Frederik Rreshpja dhe Paulin Sekuj. Regjisor: Serafin Fanko. Skenografia: Çesk Vuksani, Lec Fishta. Interpretuan: Lec Bushati, Elez Kadria (ka interpretuar 2 role), Gjon Deda, Prenk Lëkunda, Vitore Nino, Tinka Kurti, Agron Dizdari, Ana Shala, Sul Dibra, Ymer Bala, Bep Shiroka, Zef Deda, Viktor Bruçeti, Ndrek Prela, Gjosho Çarkaxhia, Ndoc Sheldia, Rrok Vuji, Jonuz Dini, Pistol Soja, Paulin Lacaj, Adem Kastrati, Lec Ndreka. Merko Sina. Marrin pjesë amatorë nga qendrat e punës, studentë të Institutit, nxënës të shkollave “Jordan Misja” dhe “28 Nëntori”.

Kostumet: Zina Ashta, Abdullah Mema dhe Bik Ndoja. Efektet zanore: Zef Cungeli. Ndriçimi: Teufik Duka. Butaforia: Sali Kola, Zef Gaci. Grimi: Kin Jaku. Premiera u dha më 30 dhjetor 1967, u shfaq 15 herë, numri i spektatorëve: 7. 898. [3]

4.Para pak ditësh, trupa e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ishte mysafire në skenën e Pukës, me dramën “Rozafa” të F. Krajës, vënë në skenë nga regjisori S. Fanko.

Kishte ndodhur diçka. Në skenë kishte lëvizje, shqetësim… Leci nuk ndjehej mirë. Si do të bëhet ai?

Grupi i mjekëve u gjend menjëherë. Leci me atë buzëqeshje karakteristike, me grimin e kostumin e rolit, i gatshëm për shfaqje. Me zërin e tij të qetë, tha: – Pse u shqetësuat, doktor? Do të më kalojë, duhet të japim shfaqje patjetër, njerëzit po presin…”

Mjeku kardiolog A. Hoxha, duke parë gjendjen e rënduar të Lecit, megjithëse e kishte prerë biletën për të parë shfaqje, hipi në skenë, t’i shërbente atij gjatë gjithë shfaqjes.

… Shfaqja filloi. Sapo doli në skenë Artisti i Merituar Lec Bushati, publiku shpërtheu në duartrokitje…[4]

5. …

Ka jetësuar personazhe nga meset sociale e historike kombëtare në dramat “Shtatë shaljanët” e Ndrekë Lucës, “Nora” e Andrea Skanjetit, “Cuca e maleve” e Loni Papës, “Këneta” e Fatmir Gjatës, “Përkolëgjinajt” e Kolë Jakovës. U dallua veçanërisht me rolin e Tuç Makut në dramën “Toka jonë” e Kolë Jakovës (1970), ku theksoi natyrën e rëndë, autoritare e të vrazhdë, me fjalën e ngadaltë, gjestin shenjues dhe qëndrimin “e matur”, duke u kujdesur sakaq për ruajtjen e një petku dhe hijeje kinse të dhembshur, prindërore e të përkorë me Lekën, Murrashin, Filen, etj.

Me rolin e Luçianit te drama “Lindje në shtrëngatë” e Serafin Fankut, i dha frymë një figure komplekse, ambiguide, falë rrafsheve dhe kundërshtive të ndërthurura semantike që plotësonin njëri-tjetrin, si dhe heshtjeve të mbushura me nënkuptime e gjendje të dyzuara. në një stil dhe formatim epiko-dramatik luajti më vonë rolin e malësorit Balë në dramën “Shpartallimi” (1978), si dhe atë të Plakut të urtë, mendtarit dhe kumtarit të vetëdijes së fisit të Arbërit në dramën “Gjaku i Arbërit” (1981), të dyja të Fadil Krajës.

Interpretimi i tij aktoresk ishte i ndjerë, përgjithësisht në tone të ulëta, me pauza të gjata e të mbushura me emocion, duke realizuar paradigma etnopsikologjike të pëlqyera gjerësisht nga publiku. Kishte një zë të thellë, sy të ngulitur, lëvizte mirë nëpër gjendjet dramatike të personazheve, në udhëkryqin për të zgjedhur e përcaktuar fatin apo rrugën e pritshme të tyre; ishte impozant dhe i hijshëm nga pikëpamja plastike.

Luante me dritëhijet, kundërshtitë dhe pjesën e kamufluar e të mistershme të personazheve, të cilat e mbanin ngrehur tensionin e brendshëm shpirtëror të lojës. Me rolin e Kadri Bajraktarit në dramën “Baca i Gjetajve” ai e pasuroi më tej palitrën e tij të aktrimit me një tjetër pamje, duke mishëruar tanimë një figurë “negative”, atë të njeriut inatçor e hakmarrës, i cili u trajtua edhe nga një këndvështrim realist e i natyrshëm. [5]

S