osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zoti i artit të aktrimit Sandër Prosi, në foton e fundit

Zoti i artit të aktrimit Sandër Prosi, në foton e fundit

Në Arkivën e Filmit Shqiptar, filmi “Pranverë e hidhur” (1985), realizim i regjisorit Muharrem Fejzo është i ndarë në dy pjesë. Dy aktet e para të filmit janë të mbyllura në dy kuti alumini.

Mbi njërën prej tyre, mbishkruhet: “Akt 1, metra 138,3”. Sapo shiriti filmik rrotullohet, në maviolë sheh figurën e aktorit kryesor, Sandër Prosi. I veshur me një kostum të zi, pardesy të bardhë në bojë hiri, e hedhur sipër, dhe një shall i zi me disa vija të bardha rreth qafës. Ajo që të tërheq më tepër në portretin e burrit me mustaqe, e pak mjekër, vetulla të trasha të zeza janë gjyzlykët pa bishta dhe kapela e fisme me një shirit të zi.

Ky është të dashur lexues, imazhi i fundit në sheshin e xhirimit, që aktori i njohur i la kinemasë shqiptare, në filmin që nuk e çoi dot deri në fund, “Pranverë e hidhur”, i shfaqur fare pak në kinemanë e atyre viteve.

Kujtimet e 24 marsit të 1985, i sjell sot, në 90-vjetorin e lindjes së aktorit, operatori i mirënjohur Gavrosh Haxhihyseni. Të tjera kujtime, drejtpërdrejta do të ishin ato të aktorit, Rikard Ljarja, nëse do të kish folur, ai që e zëvendësoi Prosin në këtë film. Ljarja, i kontaktuar nga “Shekulli” një ditë më përpara, refuzoi të flasë për një nga emrat kryesorë të mjeshtërisë së aktrimit në historinë e kinemasë shqiptare.

“Një natë përpara ne hëngrëm darkë bashkë. Ishte shumë mirë, i qeshur. Bisedonte për skenarin. Unë i thashë: Sandri, kam dëshirë të qeras me një ëmbëlsirë. Ai më tha: Do ta ha sonte ëmbëlsirën, por nesër mbrëma do ta jap unë”.

Dhe të nesërmen: “Ne shkuam për xhirim, ai ndjeni në hotel dhe pastaj ndodhi…”
Pas këtij çasti operatori nuk mund të tregojë më. Gjuha thahet dhe në cepat e syve të tij përvijohen lot.

Këto janë kujtimet e darkës së fundit të aktorit në Hotel “Vollga”, në Durrës, ku grupi i Kinostudios “Shqipëria e Re”, kishte shkuar për xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur” me skenar të Luan Ramës.

Ishte një histori për Shqipërinë e kohës së pushtimit fashist. Në qendër të filmit është figura e një fotografi që fikson ngjarjet e kohës. Ky rol i ishte besuar dhe ishte interpretuar fillimisht nga Sandër Prosi, e më pas nga Rikard Ljarja.

Personazhi fotografonte llogoret, të rinjtë, rezistencën e popullit shqiptar kundrejt fashizmit. Këto fjalë për personazhin, “burrë i moçëm, i vjetër, fotograf profesionit që jetonte i vetmuar” na i thotë operatori që ka ndenjur gjatë me të në sheshin e xhirimit.

“Nëpërmjet këtij personazhi tregohej 7 prilli”, pohon Haxhihyseni. Një personazh pak ndryshe po të shtiesh ndër mend rolet e tjerë të Prosit në teatër dhe film, do thoshte operatori.

Aktori Sandër Prosi u lind më 16 janar 1920 në Tiranë. Gjatë kohës së shkollës së mesme, në Gjimnazin e Tiranës, përgatit dhe vë në skenë dramën e Shilerit, “Vilhelm Teli”, shfaqje që u pengua të shfaqej nga regjimi fashist i kohës. Për herë të parë interpretoi në vitin 1948 në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës në rolin e Shaqir Agës. Luajti përkrah Mihal Popit, Loro Kovaçit, Marie Logorecit. Më pas vazhdoi me role të tjera nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore.

Në teatër ka interpretuar tek: “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Fytyra e dytë”, “Doktori pacient”, “Otello”, “Makbethi”, “Epoka para gjyqit”, “Gjenerali i ushtrisë së vd, ekur”, “Familja e peshkatarit”, “Çatia e të gjithëve”, “Revizori”, “Halili dhe Hajria”, “Shtatë shaljanët”, “Dragoi i Dragobisë”, “Perkolgjinajt”, “14 vjeç dhëndër”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Rrënjët e thella”, “Xhaja Vanja”.

Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnë filmit, ku spikasin karakteret e veçanta, fisnike, që aktori i bënte të dashura për shikuesin nëpërmjet vështrimit të ngrohtë, plastikës së zërit. Ka interpretuar në rreth 30 filma artistikë.

Aktivizimi në kinema nis në vitin 1961 në filmin “Debatik” të regjisorit Hysen Hakani e vijon me: “Detyrë e posaçme” (1963), Vitet e para (1965), “Horizontet e hapura” (1968), “Guximtarët” (1970), “Gjurma” (1970), ” I teti në Bronz” (1970), “Mëngjese lufte” (1971), “Yjet e netëve të gjata” (1972), “Shtigje lufte” (1973), “Gjenerali i ushtrisë së vd, ekur” (1975), “Në fillim të verës” (1976), “Përballimi” (1976), “Fijet që priten” (1977), “Njeriu me top” (1977), “Gjeneral Gramafoni” (1978), “Udha e shkronjave” (1979), “Yje mbi Drin” (1979), “Vajzat me kordele të kuqe” (1980), “Plumba perandorit” (1980), “Plaku dhe hasmi” (1981), “Qortimet e vjeshtës” (1981), “Nëntori i dytë” (1982), “Dora e ngrohtë” (1983), “Kush vd, es në këmbë” (1984) dhe “Pranverë e hidhur”, filmi që la në mes.

Është vlerësuar me disa çmime si: “Çmimi i Republikës së Klasit I” në Festivalin e Parë të Filmit, për rolin e Jaho Labit në filmin “Në fillim të Verës” i regjisorit Gëzim Erebara. Ka marrë Kupën e Festivalit të Dytë të Filmit me rolin e Dhaskal Todrit tek “Udha e Shkronjave” me regji të Vladimir Priftit.

Medaljonin e Festivalit të V të Filmit me rolin e Ismail Qemalit tek “Nëntori i dytë” i Viktor Gjikës, rol që në vitin 1984 i ka dhënë edhe Çmimin e Republikës së Klasit të Parë. Në Festivalin e IV të Filmit ka marrë çmimin e parë për rolin e Profesorit në filmin “Dora e Ngrohtë”.

Po njerëzit që kanë qenë me të në xhirime çfarë përshtypje kanë?

“Ishte hera e parë që xhiroja me të. Kisha bërë disa filma, por Sandri ishte për herë të parë para kamerës sime. Kur kishe përballë figura gjigande si puna e Sandri, Kadri Roshit dhe Sulejman Pitarkës, ai kuadër sikur merrte një lloj magjie vetvetiu.

Në një farë mënyrë ato sugjestiononin kuadrin, operatorin”, tregon operatori, duke mos harruar të përmendë edhe karakterin e tij të qetë, fisnikërinë, jetën e thjeshtë që bënte, “tipar i njerëzve të mëdhenj, kjo”.

“Sandri duhet të vlejë si shembulli i një artisti të madh dhe duhet kujtuar për atë shpirt të madh që kishte si artist që përkushtohej në maksimum, gjë që nuk e gjen sot shumë. Atëherë filmi bëhej me pasion, dhe Sandri ishte mishërimi i atij njeriu që punonte me pasion.

Por edhe grupet e filmave ishin të tillë. Kurse sot ndodh ndryshe. Kur mendoj për ato filma që kanë bërë epokë dhe vazhdojnë të shikohen edhe sot e kësaj dite, them me veten time që ai pasion i ka bërë ata filma që të shijohen edhe sot, sidomos edhe nga brezi i ri.

Gjë që nuk ndodh sot, sepse në filmat e sotëm peshon shumë interesi material”, përfundon kujtimet e tij Gavrosh Haxhihysenui.

Nëse e kërkon filmin “Pranverë e hidhur” në Arkivin e Filmit, do të shohësh në fillimin e tij të interpretojë aktori Sandër Prosi.

Më pas titrat, dhe pjesa me aktorin Rikard Ljarja. Regjisori vendosi ta linte kështu filmin në kujtim të të madhit Sandër Prosi.
Arkivi i Filmit mendon të shfaqë më 24 mars, ditën e vd, ekjes së tij, bëhen 25 vjet, disa filma ku interpreton Prosi, ndër të cilët edhe “Pranverë e hidhur”. Por ky homazh nuk është konfirmuar akoma./Jorida Pasku : Gazeta Shekulli