osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shqipëria e vitit 1957: Fotot e rralla, homazh për Vilfrid Fidler!

Shqipëria e vitit 1957: Fotot e rralla, homazh për Vilfrid Fidler!

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Vilfrid Fidler (Wilfried Fiedler), gjuhëtari i shquar gjerman, njëri nga albanologët më të rëndësishëm të kohës sonë.

“Prof. Dr. Wilfried Fiedler (lindur 1933 në Oberfrohna, Chemniz) është albanologu më i njohur dhe më i rëndësishëm në hapësirën gjermanofolëse dhe vazhdues i traditës së Gustav Meyer-it, Norbert Jokl-it dhe Maximilian Lambertz-it.
Pas përfundimit të studimeve për sllavistikë në vitin 1955 ai filloi punë si asistent shkencor pranë Institutit të Kulturës Popullore të Akademisë së Shkencave në Berlin. Në këtë kohë ai filloi të merrej edhe me gjuhën shqipe për të marrë pjesë në ekspeditën e përbashkët etnografike gjermano-shqiptare të etnologëve Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli që u zhvillua në vitin 1957 në Shqipëri. Pas kësaj ekspedite në Gjermani u botua studimi “Këngët e Çamëve” tekstet e të cilave, u përkthyen në gjermanisht nga prof. Fielder.
Pas kësaj ekspedite, gjatë së cilës Fiedler u mor intensivisht me gjuhën shqipe, ai iu përkushtua albanologjisë.

Në vitin 1959 Fiedler u bë docent për gjuhën shqipe në Universitetin Humboldt të Berlinit dhe nga viti 1968 bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë së Akademisë së Shkencave të RDGj-së. Ai aty drejtoi deri në vitin 1989 bashkë me Dr. Oda Buchholz Sektorin e Balkanologjisë.

Në vitin 1989 ai pasoi si profesor i Albanologjisë në Universitetin e Mynihut, prof. Martin Camaj. Pas daljes në pension në vitin 1998 prof. Fiedler vazhdon të punojë si profesor i jashtëm për gjuhën shqipe pranë Universitetit të Jenës në Institutin për Studimet për Evropën Juglindore, thuhet në CV-në e publikuar nga faqja e një tjetër albanologu të ndjerë, Robert Elsie.

“Në fokus të vëmendjes së tij nuk ishte vetëm shqipja e sotme për të cilën ai ka shkruar së bashku me Oda Buchholz edhe një gramatikë deskriptive, por edhe fazat e ndryshme të zhvillimit të gjuhës shqipe nga lashtësia dhe të marrëdhënieve të saj me gjuhët ballkanike. Një vend qendror në studimet e tij zë edhe gegërishtja e autorëve të vjetër shqiptarë. Fiedler është edhe bashkëautor i Fjalorit Shqip-Gjermanisht dhe atij Gjermanisht-Shqip.

Përveç veprimtarisë si gjuhëtar, Fiedler ka edhe meritën e përkthimit në gjermanisht të një sërë veprash të letërsisë shqipe nga Shqipëria dhe Kosova, ndër të tjera “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” si dhe disa tregimesh të Ismail Kadaresë, të ciklit me poezi Palimpsest të Martin Camajt, poezi të Ali Podrimes etj. Në këtë mënyrë Fiedler është edhe një nga ndërmjetësuesit e rëndësishëm të kulturës shqiptare në Evropë”.

Ndërkohë ky është koleksioni me foto që Fidler ka bërë në Shqipëri në vitin 1957.