Sali Berisha deklaron se opozita nuk mund të bëj asnjë hap të vetëm për marrëveshje me Partinë Socialiste.I ftuar në emisionin Opinion, Berisha theksoi se opozita ka një rrugë të vetme: largimin e PS nga pushteti me vullnetin e shqiptarëve. “Një koalicion i tillë do të jetë një goditje për sistemin shqiptar, sepse smund ta quajmë më demokratik, për të varrosur përfundimisht sistemin shqiptar.
Një koalicion i tillë do të shuante cdo shprese të shqiptarët për të rimarrë rrugën e ligjit, e standarteve.
Standartet këtu kanë marrë fund, por problemi është se ka dhe më keq se nëse do bëhej një koalicion do përjetohej kilikosja e këtij sistemi narkoshteti.
Opozita nuk mund të bëj asnjë hap të vetëm duke patur PS, si parti që krijoi këtë situatë, në qeveri.
Ajo ka vetëm një rrugë: largimin e PS me vullnetin e shqiptarëve”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.
Kjo deklaratë e Berishës vjen në një kohë kur zërat për një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës janë të shumtë.