Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Pranë memorialit u mblodhën dhjetëra familjarë, politikanë, deputetë e njerëz të afërm të Hajdarit. Gjithashtu, në homazhe, ishte edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-lideri demokrat, Sali Berisha, bashkë me familjen Hajdari.
Ndërkohë, i pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishte edhe ish-kryeministri Berisha. Ndërsa, shfaqet i prekur gjatë momentit kur vendos kurorën me lule tek memoriali ku u vra themeluesi i PD-së. Ai është kapur nga kamerat teksa sytë i kishte të përlotur.
Pamjet që ai ka ndarë në rrjetet sociale nuk janë pritur mirë nga ndjekësit. Qindra komente negative janë hedhur drejt Berishës, ku të gjithë e etiketojnë si vrasës.