osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Z.hdukja e kapitenit të jahtit në brigjet e Shëngjinit: Nisin h.etimet ndaj biznesmenit turk

Z.hdukja e kapitenit të jahtit në brigjet e Shëngjinit:  Nisin h.etimet ndaj biznesmenit turk

Prokuroria e Lezhës kërkon që të verifikohet vërtetësia e dëshmisë së pronarit të mjetit lundrues Nedim Akyuz, që u gjet i braktisur rreth një javë më parë në ujërat shqiptare. Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Lezhës kanë nisur hetimet për biznesmenin turk Nedim Akyuz, i cili është pronar i mjetit lundrues që u gjet i braktisur rreth 12 milje larg portit të Shëngjinit.

Prokuroria e Lezhës ka administruar dëshminë e dhënë nga vetë Akyuz të martën para grupit hetimor si edhe bisedat e tyre telefonike dhe komunikimet me kapitenin e mjetit lundrues që rezulton i zhdukur Sevgin Yavuz prej 2 shtatorit. Tre ditë më parë ai deponoi para akuzës duke pohuar se nuk ka dije për ngjarjen se si kapiteni i anijes së tij u zhduk, ndërsa kërkoi që mjeti luksoz të largohet nga aty me frikën se mos dëmtohet edhe më, ku është i ankoruar në portin e Shëngjinit. Hetimet e kryera nga autoritet turke kanërezultuar se biznesmeni i njohur i tekstileve Akyuz dhe kapiteni i humbur Yavuz nuk rezultojnë të kenë precedentë penalë në shtetin e tyre të origjinës. Gjithashtu, po verifikohet nëse ndërmjet dy personave ka pasur më parë ndonjë konflikt, i cili mund të ndryshojë edhe rrjedhën e hetimeve për zhdukjen në mënyrë misterioze të kapitenit turk. Burime nga organi i akuzës pohojnë se, hetimet po krye edhe për vërtetësinë e shkresave që kapiteni kishte kryer në portin e Tivarit, në Malin e Zi. Ai kishte deklaruar se në bord ndodhej i vetëm dhe destinacioni final i tij do të ishte ishulli i Korfuzit, në Greqi. Pavarësisht ecurisë së hetimeve, Nedim Akyuz pronari i mjetit lundrues, vlera e të cilit shkon afërisht 1 milion euro, kërkon ta marr atë, pasi mund të dëmtohet edhe më tej gjatë qëndrimit në portet detare shqiptare. Por, Prokuroria e Lezhës ka refuzuar kërkesën e Akyuz dhe nuk lejon largimin e mjetit pa u mbyllur më parë hetimet mbi zhdukjen në mënyrë të pashpjegueshme të kapitenit turk që dyshohet se ka humbur kontaktet në ujërat territoriale shqiptare.

Bashkëshortja e turkut të zhdukur kërkon ndihmë

Prej një jave bashkëshortja e kapitenit turk të jahtit, që u gjend i braktisur në Shëngjin, nuk ka asnjë informacion për të. Në një intervistë për mediat turke, ajo tregon telefonatën e fundit që ka pasur me bashkëshortin e saj, si dhe i kërkon ndihmë shtetit shqiptar për gjetjen e tij. Deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz. Gati një javë më parë, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi. Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetim pas mungesës së kapitenit Yavuz, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues. Vesile Yavuz (26), bashkëshortja e kapitenit Sezgin Yavuz, me banim në qytetin Fethiye në provincën perëndimore turke Muğla, e cila tashmë tre muaj e gjysmë është shtatzënë, në një prononcim për gazetarët tha se i shoqi i saj kishte dalë jashtë shtetit para dy muajve dhe se një javë më parë ka marrë rrugën për t’u kthyer, shkruan AA. Ajo rrëfeu se më 4 shtator ai i kishte telefonuar për t’i treguar se do të kthehej në Turqi dhe se mund t’i telefononte sërish pas dy ditësh. “Para dy muajsh ka ikur jashtë shtetit. Në 4 shtator mëtelefonoi për herë të fundit, më tha që do shkonte në Korfuz. Kemi folur në mëngjes. Do të telefonoj pas dy ditësh më tha sepse ne flisnim me internet. Pas tre ditësh erdhi lajmi që u gjet jahti dhe burri im nuk gjendej. Më njoftuan pronarët e anijes që burri ka humbur sepse nuk arrinin të kontaktonin me të. Mjeti është gjetur në gjendje aktive, por bashkëshorti im nuk ka qenë brenda. Ende nuk është gjetur. Kërkoj ndihmë nga zyrtarët tanë të lartë të shtetit. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Bija ime pyet për babanë e saj dhe unë nuk mund t’i them asgjë”, tha gruaja e kapitenit turk.

Elvis MYRTA