Shefi i zyrës së Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, ambasadori Dan Oryan, pasi përcolli në aeroportin “Ben Gurion” ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj nuk nguroi të realizonte lëvizjen e tij tipike, atë të vertikales.
Por tashmë para dy flamujve, izraelit dhe atij shqiptar.
“Më bën të ndihem i ri”, shkroi ambasadori në postimin e tij në Facebook.
Siç mund ta shihni edhe në galerinë e mëposhtme të fotografive, Dan Oryan nuk harron ta bëjë diçka të tillë në takime diplomatike dhe jo vetëm.