Një debat me tone të larta është zhvilluar mes gazetarit investigativ, Artan Hoxha dhe kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Hoxha u shpreh se kryeministrit Rama nuk i leverdis ta shkarkojë Metën, por ta “telendisë” atë.
Hoxha u shpreh:
Unë mendoj se Rama nuk do ta shkarkojë Metën. Atij nuk i leverdis ta shkarkojë, por ta ketë aty dhe ta telendisë….”
Ende pa e përfunduar mendimin, Duka i ndërpret fjalën Hoxhës, duke shpërthyer në studio me tone të larta, teksa e cilësoi opinionin e gazetarit si idiotësi.
Sipas ish-deputetit, presidentin mund ta shkarkojë vetëm Gjykata Kushtetuese.
Ai tha:
Po boll more, po ç’janë këto idiotësi. Metën e shkarkon vetëm Gjykata Kushtetuese, ç’janë këto budalliqe vogëlsira. Por pse more, pak e ka telendisur? E ka telendisur dhe e ka degjeneruar. Me libër shpie e ka sharë.”