Ilir Meta pasi ka dhënë llogari para Komisionit të Venecias,ka dalë në një konferencë për shtyp. Meta pohoi se Komisionit të Venecias i ka dhënë një raport paraprak dhe se e mirëpret sfidën. “Mendova se ishte koha e përshtatshme për të zhvilluar një bashkëbisedim me ju meqenëse ka pasur edhe ngjarje, kemi pasur edhe mysafirë.
Vijmë pas disa pushimeve që nuk i meritonim kaq të gjata, flas edhe për përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës. Kemi pasur edhe mysafirë të nderuar të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë me të cilën para kënaqësinë të zhvilloja një bisedë dje. dua të Falenderoj Kuvendin për këtë respekt të vecantë ndaj komisionit të Venecias dhe t’iu bëj të ditur se bashkëpunimi im me këtë komision do jetë transparent. Në respekt të punës deri më 11 tetor i kemi vënë një raport paraprak i cili është shumë i qartë dhe analitik dhe i shoqëruar me një aneks me dokumente që kanë të bëjnë me vendimmarjen që do të vlerësohet. Këto dokumente do jenë publik në faqen zyrtare të presidencës shqip dhe anglisht dhe do jetë i hapur jo vetëm për transparencë por edhe për tu pasuruar për arsye se kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme e cila do te jetë e rëndësishme edhe për të ardhmen dhe do të studiohet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Unë kam detyrë të jap një kontribut lidhur me këtë gjë ku përfshihet edhe e drejta për të zgjedhur. Do jetë në dispozicionin tuaj edhe të anëtarëve të Komisionit të Venecias dhe institucioneve ndërkombëtare ku vendi ynë është i anëtarësuar”, tha Meta.