Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të përballet me gjykim për korrupsion dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, kanë raportuar mediat franceze, trransmeton BBC.
Rasti fokusohet në përgjimet telefonike më 2014, në të cilat Sarkozy supozohet të ketë kërkuar ndikim te gjyqtarët që po kërkonin për financimet e dyshuara në fushatën e tij.
Gjyqtarët, Gilbert Azibert dhe avokati i Sarkozyt pritet që po ashtu të jenë pjesë e gjykimit.
Ata kanë mohuar çdo keqbërje.
Në raste të ndara, ish-presidenti akuzohet për pranim të të hollave për fushatën e tij nga lideri libian, Muammar Gaddafi.
Gazeta Le Monde dhe agjencia e lajmeve AFP kanë cituar burime gjyqësore duke thënë se Sarkozy do të gjykohet për përdorim të pozitës zyrtare në mënyrë që të sigurojë favore financiare