Pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot në Komisionin hetimor parlamentar se më datë 8 qershor ka patur informacion për një plan i cili synonte të digjej Kuvendin e Shqipërisë, ka ardhur edhe reagimi nga avokati Spartak Ngjela.
Ngjela ka zbërthyer lojën e Metës, teksa shprehet se dekreti u zhdekretua në datën 10 qershor.
Sipas Ngjelës presidenti e ka pritur djegien e Kuvendit me ankth në datën 8 qershor, dhe meqë ai nuk u dogj dot, zhdektetoi zgjedhjet që t’iu jepte dhe një dorë vazhdimit të përplasjeve.
Spartak Ngjela tha:
“Çfarë na tha sot presidenti ynë Meta?
“Kisha të dhëna- tha ai – se do digjej Kuvendi në datën 8 qershor!”
Po dekreti u zhdekretua në datën 10 qershor?
Çdo të thotë kjo? Kjo tregon se ky farë Presidenti e ka pritur djegien e Kuvendit me ankth në datën 8 qershor, dhe meqë ai nuk u dogj dot, zhdektetoi zgjedhjet që t’iu jepte dhe një dorë hordhive të vijonin përplasjet për destabilizimin e Shqipërisë.
Kjo është e vërteta. Por, a di Komisioni Hetimor këtë? Sigurisht që e di.”